Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Si u shndërrua Manchester City në superfuqi

Minuta e 94-të e Manchester City-QPR, më 13 maj 2012, hyri përgjithmonë në historinë e “Qytetarëve”.  Goli historik i Sergio Aguerro, vendimtar për fitimin e Premier League, pati një peshë të tillë sa t’i kushtonte një statujë sulmuesit argjentinas përballë stadiumi “Etihad”.

Por ka një tjetër lojë dhe një tjetër gol në kohën shtesë që ka pasur të njëjtën peshë në historinë e Manchester City-t. Duhet të kthehemi në 30 maj 1999, kur u zhvillua ndeshja mes tyre dhe Gillingham në “Wembley”. Nuk kishte kupa në lojë, por promovim në atë që quhej atëherë Kategoria e Parë pas Premier League.

Po, sepse në fund të viteve ’90 City ishte në pikën më të ulët në historinë e tyre, duke zbritur në divizionin e tretë në fund të sezonit 1997-98.

Kështu, në vitet 1998-99, City e gjeti veten duke luftuar për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, por i mungonte promovimi direkt nga kampionati dhe kështu iu desh të vinte bast gjithçka në play-off. Pasi mposhti Wigan-in në përplasjen e dyfishtë në gjysmëfinale, City u takua me Gillingham në finale.

Megjithatë, në “Wembley”, para pothuajse 80,000 tifozëve dhe me një fanellë fosforeshente me vija blu dhe të verdha, situata mori një kthesë për keq. “Qytetarët” u mundën 2-0 me golat e shënuar nga Alaba dhe Taylor midis minutave 81 dhe 87.

Dukej se kishte përfunduar, por goli i Horlock në minutën e 90-të do t’i rikthente shpresat City-t. Ndërsa, Paul Dickov realizoi për 2-2. City doli i padëmtuar nga koha shtesë, vetëm për të siguruar promovimin me penallti.

Në 1999-00 arrin edhe promovimi në Premier League, me rënie të re vitin e ardhshëm e ndjekur nga një rikuperim i menjëhershëm. Që nga viti 2002 City ka qëndruar gjithmonë në nivelin më të lartë, duke filluar më pas ngjitjen drejt majës kur Abu Dhabi Group e mori pronësinë në shtator 2008.

Deri më tani mungon vetëm një trofe për “Qytetarët”, ai i Champions League. Ata arritën në fianlen e 2020-21, por u mposhtën nga Chelsea. Dhe tani kanë në dorë përsëri fatin e tyre drejt triumfit të madh evropian.

Photo: Michael Regan/Getty Images

Por sa kushtoi transformimi i një ekipi që sapo del nga disa prej sezoneve më të errëta në një superfuqi globale, e aftë për të tërhequr talentet më të mëdhenjë në planet?

Nga viti 2008 deri në vitin 2022, zyrtarisht janë injekutar nga pronarët 1.54 miliardë euro, të konvertuara më vonë si rritje kapitali. Kujtojmë që pasqyrat financiare të City-t janë objekt hetimi nga Premier League dhe UEFA, dhe janë kapur disa shkelje. Kjo do të thotë që shuma reale mund të jetë shumë herë më e lartë se 1.54 miliardi zyrtar.

Në fakt, i drejtuar nga Abu Dhabi, Manchester City pa xhiron e tij të rritet (neto nga fitimet kapitale) me 551%, duke shkuar nga 109 milionë euro në 2008-09 në 712 milionë në 2021-22, ndërsa kostot janë rritur “vetëm” me 268 % (nga 201 në 744 milionë).

Në këtë mes, për më tepër, nuk munguan investimet në treg. Sipas të dhënave të bilancit, City realizoi shpenzime neto (domethënë koston e lojtarëve të blerë minus vlerën e lojtarëve të shitur) prej 1.5 miliardë eurosh.

LAJME TË TJERA >>