Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Si u bë Benzema një nga sulmuesit më të mirë në botë

“Kur luan me një futbollist që shënon 50 ose 60 gola në sezon, sigurisht, je në shërbim të atij, sepse ai është dikush që ka shënuar shumë”.

“Më duhej të përshtatesha dhe u përshtata. Ai u largua. Kështu që më takoi mua të bëja një hap përpara dhe të tregoja se mund të bëja diferencën”.

Këto ishin fjalët e Karim Benzema-s kur u pyet për rolin e tij në Real Madrid me dhe pa Cristiano Ronaldo-n.

Sulmuesi francez sonte (e martë) do të udhëheqë sulmin e Real Madrid-it në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea-t, pasi ka shënuar një “hat-trick” në ndeshjen e parë të javës së kaluar në “Stamford Bridge”.

Derisa ky ishte tre-golëshi i tij i dytë radhazi në ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kampionëve, pas “hat-trick”-ut që ia shënoi Parisit në fazën e 1/8-ve.

Thënë ndryshe, Benzema po kalon në formë të shkëlqyer, pavarësisht problemeve jashtë fushave, pasi që ai u shpall fajtor për shantazh nga Gjykata Franceze në nëntorin e kaluar.

Gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, sulmuesi i Real-it ka shënuar 11 gola, vetëm një më pak se Robert Lewandowski që mban vendin e parë.

Mirëpo, 34 vjeçari në të kaluarën qëndroi nën hijen e Ronaldo-s, i cili pas largimit të portugezit nga “Bernabeu”, tani është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë.

Që nga largimi i Ronaldo-s në vitin 2018, Benzema ka shënuar 77 gola në 131 ndeshje për “Los Blancos”.

Ndërsa, sa i përket këtij sezoni në La Liga, francezi i prinë listës së golashënuesve me 24 gola, derisa ai është më i miri edhe me asistime, ku ka dhuruar 11 sosh.

Pra, me këto shifrat, Karim Benzema tani është bërë një nga konkurrentët e ngushtë sa i përket fitimit të Topit të Artë.

LAJME TË TJERA >>