Lufta në Ukrainë është sigurisht një tragjedi humanitare, por nuk është kjo arsyeja pse ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Tek e fundit, aktualisht ka krizë humanitare në Jemen, Siri dhe vende të tjera. Por nga perspektiva gjeopolitike, kjo luftë është potencialisht një moment vendimtar.
Nëse vazhdon uniteti politiko-ushtarak i Evropës, kjo do të krijojë një model të ri tëkontinentit duke e ndryshuar arkitekturën e sistemit global. Një çështje dytësore, është nëse do të ndryshojë edhe këndvështrimi i Kinës mbi botën, teksa Pekini do të kërkojë ose një mirëkuptim të ri me Shtetet e Bashkuara, ose do të bëhet më i distancuar prej tij.
Rusët kanë zhvilluar një luftë çuditërisht të dobët deri tani në Ukrainë, sidomos në raport me qëllimin e tyre:të shndërrojnë Ukrainën në një zonë tampon midis tyre dhe Perëndimit, dhe të tregojnë se fuqia e Rusisë është diçka që duhet marrë parasysh. Por deri më tani, lufta nëterren ka treguar të kundërtën.
Në disa raste kjo disfatë është e kapërcyeshme. Për shembull në Afganistan, Irak dhe Vietnam, Shtetet e Bashkuara nuk arritën të impononin vullnetin e tyre, dhe u panë nga disa si një fuqi në rënie. Por dallimi është se ato vende nuk ishin thelbësore për sigurinë e Amerikës.
Ndërsa Ukraina është jetike për Rusinë. Pra, tani kjo e fundit po kërkon përforcime nga Siria, Bjellorusia, Grupi Ëagner, etj. Edhe nëse Moska gjen njerëz të gatshëm të luftojnë, duhet kohë për të transportuar trupat, për t’i njohur ata me fushën e betejës, dhe për t’i inkuadruar në strukturën luftarake.
Por edhe nëse Moska ia del t’i bëjë të gjitha këto gjëra, ajo rrezikon ende që të përballet mekonflikt të gjatë. Për shumë analistë, nevoja për të rekrutuar trupa të huaja, tregon një dështim të komandantëve rusë, një dobësi në trajnimin dhe motivimin e trupave ruse, dhe shumëprobleme logjistike.
Nëse Rusia synonte të krijonte në Evropë ndjesinë se mund të pushtonte çdokënd me lehtësi dhe kur të donte – diçka që potencialisht do ta kishte nxitur Evropa të bënte shumëkompromise me Moskën, ose të rishqyrtonte marrëdhëniet e saj me SHBA – ajo ka dështuar.
Të paktën tani për tani, lufta e saj e ka afruar më shumë SHBA-në me Evropën. Vazhdimi i luftës dhe brutaliteti që Moska mendon se duhet për ta mposhtur Ukrainën, vetëm sa po e forcon këtë aleancë.
Është e vështirë të mendohet që Rusia mund të ketë një avantazh të dukshëm në terren pa përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, gjë që e shqetëson shumë Perëndimin. Statusi i një fuqie të madhe globale, është pjesërisht ushtarak dhe pjesërisht ekonomik.
PBB-ja e Rusisë në vitin 2001 ishte 1.6 trilion dollarë. Pra e 11-ta në botë pas Koresë së Jugut. Por që atëherë, Rusia ka pasur rënie për shkak të çmimeve të paqëndrueshme të energjisë, krizës financiare të vitit 2008, pandemisë së Covid-19, dhe tani sanksionet e rënda për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Pra Rusia nuk mund të cilësohet më as si fuqi ekonomike. Dhe kjo e ndryshon kuptimin tonë për botën, ku Rusia konsiderohej një fuqi e madhe, për shkak të forcës së saj ushtarake, edhe pse me një ekonomi të dobët. Disa javë përpara fillimit të luftës, Kina kërkoi një aleancë me Rusinë, sepse ajo kishte nevojë për miq përballë aleancës së madhe amerikane, që shtrihet nga Japonia në Indi.
Siç e kam përmendur më herëy, Kina nuk ka aleatë të rëndësishëm, përveç Pakistanit. Kina e dinte se nuk mund t’i ofronte Rusisë mbështetje ekonomike, pasi ka problemet e veta qëduhen menaxhuar. Kina kishte nevojë për një lehtësim të presionit, të cilin ajo shpresonte ta arrinte duke shfrytëzuar fuqinë ushtarake ruse, për ta detyruar SHBA–në dhe Evropën që të rillogaritnin kërcënimet që paraqesnin sanksionet kundër saj.
Përveç aspektit ushtarak, Rusia përfitoi nga mundësia e mbështetjes financiare kineze, ose të paktën nga përshtypja se Kina po e mbështeste ekonominë ruse. Ishte e qartë se aftësia e Rusisë për të kontribuar me një forcë të konsiderueshme një luftë të nisur nga Kina, ështëshumë e kufizuar.
Ashtu siç ishte gatishmëria e Kinës për të ndihmuar një ekonomi ruse shumë të dobët.Aleanca Moskë-Pekin kishte fuqinë të ngjallte frikë tek ata që donin të kishin frikë. Ajo është ende retorikisht aty, por jo më mundësia e mbështetjes faktike.
Rusia është dëmtuar tashmë nga veprimet ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, dhe Kina nuk ka luksin të bjerë në grackën në të cilën ndodhet Rusia. Çdo mbështetje ushtarake do të binte në kundërshtim me sanksionet. Unë dyshoj se vendimi i Pekinit për të shpallur aleancën e tij me Moskë, bazohej në dijeninë mbi pushtimin që kishte ndërmend tëniste Rusia.
Ky plan e bëri tërheqës këtë aleancën Pekin-Moskë, pasi Kina besonte se Rusia ishte e aftë të arrinte një fitore të shpejtë dhe të lehtë. Një fitore që teorikisht, do ta detyronte Perëndimin të rishqyrtonte pozicionin e tij ndaj një Kine që ndoshta mund të përsëriste strategjinë ruse.
Paaftësia e Rusisë, e ka detyruar Kinën të bëjë gjithçka që mundet për të rikuperuar terren, ndaj ajo duhet të rishqyrtojë marrëdhëniet e saj me SHBA-në. Për me tepër po përjeton aktualisht një rënie ekonomike serioze. Aleanca e saj me Rusinë nuk ka dhënë asnjë fryt, dhe as ka gjasa të ketë në të ardhmen.
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, kanë zhvilluar një model të luftës ekonomike, i cili nëse zbatohet në Kinë, do të dukej të ishte shumë i dëmshëm. Prandaj strategjia afatshkurtër e Kinës, është të shfaqet e sigurt në vetvete, duke e ruajtur mbështetjen e saj retorike për Rusinë dhe duke kritikuar SHBA-në, ndërsa po përgatit lëvizjen e saj të ardhshme.
Dhe lëvizja e radhës nuk ka të bëjë me Tajvanin. Kina po sheh se luftërat mund të shkojnë keq, ndaj pushtimi i Tajvanit është një plan që për momentin duhet shmangur. Nëse mendojmë për fuqitë e mëdha të botës, normalisht do të renditim Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Rusinë.
Por nëse nuk bën diçka befasuese dhe efektive në këtë luftë, Rusia do ta ketë të vështirë ta pretendojë diçka të tillë. Evropa do jetë një fuqi e madhe, vetëm nëse do të qëndrojë ebashkuar ushtarakisht dhe ekonomikisht.
Këtë gjë po e bën tani, por kur të zbehet frika nga Rusia, do të rishfaqen tensionet e vjetra. Kina është ende një fuqi e madhe, megjithëse me një ushtri të paprovuar, dhe me një ekonomi në telashe. Tani për tani, vetëm Shtetet e Bashkuara mbeten të shkëlqyera, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë ushtarak.
Burimi: “Geopolitical Futures”