Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Si do të përfundojë lufta në Ukrainë? 5 skenarët e mundshëm

 Si do të përfundojë lufta? 15 ditë pas “operacionit special” të Putinit në Ukrainë – i cili doli të ishte shumë më i ashpër nga sa priste lideri rus – pyetja që ngrihet dominon në takimet e politikanëve, diplomatëve, instituteve kërkimore dhe mediave.

Duke bashkuar hipotezat mbizotëruese midis ekspertëve të secilit sektor – të mbledhura këtu nga gazeta “Financial Times” – mund të hipotezohen 5 skenarë.

1.Fitorja totale ruse dhe rrëzimi i Zelenskit

Pavarësisht vështirësive të mëdha që hasën rusët, fitorja e tyre e plotë konsiderohet ende hipoteza më e mundshme. Megjithatë, edhe në këtë skenar optimist për të, Putini do të paguante një çmim të lartë përsa i përket humbjeve ushtarake dhe ekonomike, reputacionit të aparatit të tij mbrojtës, konsensusit të brendshëm dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk përjashtohet aspak që ai të ndjekë një fitore “totale”, me përmbysjen e qeverisë së Volodymir Zelenskijt, vrasjen e mundshme të presidentit, instalimin e një regjimi-kukull dhe lindjen e një qeverie ukrainase në mërgim. Por edhe në këtë rast do të duhej të përballej me një rezistencë të gjatë.

2.Fitorja e pjesshme ruse, ndarja e Ukrainës, qeveria e Zelenskit në Perëndim

Zelenskij deri më tani ka refuzuar çdo ofertë amerikane për evakuim nga Kievi dhe me këtë ndoshta ka shpëtuar, nëse jo integritetin e Ukrainës, vetë idenë e një kombi të pavarur ukrainas. Por në kancelaritë aleate, hipoteza e tërheqjes së tij në pjesën perëndimore të vendit mbetet e fortë.

Strategjia ushtarake ruse, me sulmet e përqendruara në veri, lindje, jug dhe në Kiev, duket se konfirmon këtë drejtim, e cila do të çonte në një Ukrainë pro-ruse në Lindje dhe një Ukrainë pro-perëndimore në Perëndim, me Lviv si kryeqytet. Kështu, Putini do të kishte “kukull” që dëshiron midis tij dhe Perëndimit.

3.Marrëveshja e negociuar: askush nuk merr gjithçka

Deri më tani, Ukraina është dukur e hapur ndaj lëshimeve në lidhje me zonat që nuk i ka kontrolluar që nga viti 2014, Krimenë (tashmë të aneksuar nga rusët) dhe zonat e Donbasit të kryesuara nga separatistët pro-rusë (republikat e Donjeck dhe Lugansk). Në vend të kësaj, ajo përjashtoi me vendosmëri mundësinë e pranimit të çmilitarizimit dhe “finnizimit” të saj, një deklaratë e neutralitetit të përhershëm për t’u përfshirë në Kushtetutë.

Edhe këtu, ekspertët besojnë, se një luftë që kthehet në një moçal, mund të afrojë një marrëveshje: në atë pikë është e nevojshme të kuptohet nëse një armëpushim do të sanksiononte pushtimet territoriale të rusëve apo do t’i bënte ata të tërhiqen në një zonë të caktuar.

Megjithatë, në të dyja rastet, mendimi më i rrënjosur është se Perëndimi do t’i mbante sanksionet: Putini nuk mund të mendojë, këtë herë të godasë dhe të krijojë një fakt të kryer dhe të kthehet në normalitet. “Ka pasur një ndryshim të pakthyeshëm”, është opinioni i zakonshëm.

4.Tërheqja ruse dhe rrëzimi i Putinit

Është skenari më optimist dhe fakti i thjeshtë që mendohet nga ekspertët sugjeron se në cilën hapësirë ​​zvarritjeje e ka futur kokën presidenti rus. Pas 22 vitesh pushtet të padiskutueshëm, ngërçi ushtarak dhe pakënaqësia e përgjithshme e shkaktuar nga sanksionet, mund të çojë elitat dhe aparatet ushtarake në rebelim dhe popullsinë në protesta masive. Megjithatë, shpresa e tepërt do të ishte një gabim, sepse ruajtja e liderishipit – duke filluar me kontrollin total të informacionit – është ende e fortë.

5.Një luftë mes NATO-s dhe Rusisë

Dhe po, edhe përfundimi më katastrofik ende nuk mund të përjashtohet. Një reagim rus mund të shkaktohet nga lëvizje të ndryshme perëndimore, nga dërgimi i armëve në Kiev deri te sanksionet. NATO deri më tani ka qenë e kujdesshme për të vënë në dukje se nuk është aleanca si e tillë që furnizon ukrainasit dhe ka refuzuar kërkesat e tyre të përsëritura për një zonë ndalim-fluturimi që do të çonte menjëherë në përleshje me rusët.

Por nuk munguan paralajmërimet e ndërsjella: rusët e bënë të qartë se dërgimi i avionë-lufttarakë polakë “Mig” në Kiev do të hapte “një skenar shumë të padëshirueshëm dhe potencialisht të rrezikshëm”; Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u përgjigj se sulmet ndaj linjave të furnizimit perëndimor në Ukrainë do të përshkallëzoheshin.

Më pas janë kërcënimet e drejtpërdrejta të Putinit, i cili, duke folur për “pasoja më të mëdha se ato që keni hasur në histori”, evokoi rrezikun bërthamor. Dhe NATO ka dërguar më shumë trupa në vendet baltike.

Nëse ka ende një logjikë në Moskë, skenari më i keq është gjithashtu më i pamundshmi.

Sigurisht, në planin politiko-strategjik Putini, siç theksoi Stoltenberg, po merr të kundërtën e asaj që kërkonte: “Ai donte më pak NATO, ai po merr më shumë NATO”.

Burimi: “Financial Times”

LAJME TË TJERA >>