Pallati Mbretëror ka konfirmuar se Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë sot më 8 shtator.
Familja e saj u mblodh në pronën skoceze pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj më herët të enjten.
Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.
Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish-Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.
Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës udhëtuan në Balmoral, afër Aberdeen, pasi mjekët e vendosën Mbretëreshën nën mbikëqyrjen mjekësore.
Për shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha ka qenë një simbol qetësues i sigurisë dhe vazhdimësisë gjatë gjithë jetës së tyre.
Ky është një moment historik dhe fundi i një epoke, me mbretërimin e saj të shtrirë në kaq shumë dekada.
Ajo ishte pjesë e strukturës së jetës kombëtare, një monarke që u dha shumë njerëzve një ndjenjë stabiliteti dhe qëndrueshmërie.
Mbretëresha Elizabeth II, që nga viti 1952, ka shërbyer si monarke mbretëruese e Mbretërisë së Bashkuar.
Si një princeshë e re ajo mori për herë të parë detyra publike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u shfaqur në radio dhe duke u emëruar një nga zëvendësit efektivë të babait të saj si këshilltare e shtetit.
Ajo ka qenë po ashtu në krye të Commonwealth-it, grupi i 53 kombeve sovrane që përfshin shumë territore ish-britanike.
E njohur për mbretërimin e gjatë, ajo njihet për interesimin serioz për qeverinë dhe çështjet politike, përveç detyrave ceremoniale. I njihet merita edhe për modernizimin e shumë aspekteve të monarkisë.
Elizabeth, në shtatorin e vitit 2015, tejkaloi rekordin prej 63 vitesh e 216 ditësh në fron të vendosur nga Mbretëresha Victoria, stërgjyshja e saj.
Kjo e ktheu atë në monarken britanike më jetëgjatë në histori. Madje, këtë shkurt, ajo festoi jubileun e saj Platinum duke shënuar shtatë dekada të shërbimit të saj në Commonwealth.