Duket se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës të planifikuara për këtë të mërkurë, do të zhvillohen ditën e sotme, të enjten me datë 3 mars 2022. Ndërkohë, vendi i negociatave do të jetë në një vend të pazbuluar në kufirin Poloni-Bjellorusi.
Rusia dhe Ukraina raportohet se do të diskutojnë për arritjen e një armëpushimi në raundin e dytë të negociatave.
Lajmi raportohet nga Sky News, i cili shkruan se nëse kjo do të ndodhë vërtetë, do t’i jepte frymë të paktën përkohësisht sulmeve në Ukrainë.
Ndërkohë, duke cituar median ruse, Sky News raporton se zyrtarët ukrainas pritet që të mbërrijnë ditën e sotme(të enjten) në Bjellorusi për bisedimet me palë ruse. Të dyja palët u takuan të hënën në raundin e parë të bisedimeve, por pa rezultate të dukshme.
Më herët, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia kishte një delegacion të gatshëm për të vazhduar bisedimet. Dhe këshilltari presidencial ukrainas Olexiy Arestovych, tha më herët se bisedimet do të zhvillohen.
Sesioni i parë i negociatave u zhvillua në rajonin Gomel të Bjellorusisë më 28 shkurt. Palët gjetën disa pika ku mund të projektoheshin qëndrime të ngjashme dhe ranë dakord për të vazhduar procesin e diskutimeve, sipas shefit të delegacionit rus Vladimir Medinsky.
Por për të pasur bisedime reale mbi një armëpushim, sipas Presidentit ukrainas Volodymiy Zelensky, Rusia duhet të ndalojë bombardimet.
“Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore dhe shkatërruese”. Në të njëjtën linjë si presidenti rus Vldimir Putin, është edhe ministri i tij i Jashtëm, Sergej Lavrov, i cili citohet nga “Ria Novosti”.
“Perëndimi ka refuzuar të përmbushë kërkesat e Rusisë për formimin e një arkitekture të re evropiane të sigurisë, – shtoi ai. – Ne ishim gati për sanksione, por nuk prisnim që ato të vendoseshin ndaj sportistëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të sektorit të kulturës”.
Nga na tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se Moska duhet të marrë vendime të ashpra kundër masave të vendosura nga vendet perëndimore për të goditur ekonominë ruse.