hteti Islamik ka emëruar një lider të ri pasi konfirmoi se kreu i tij i mëparshëm u vra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Sirinë veriperëndimore, më shumë se një muaj më parë.
Në një mesazh audio të publikuar të enjten e 10 marsit, një zëdhënës i IS, Abu Omar al-Muhajer, e ka konfirmuar vdekjen e liderit të grupit, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, si dhe atë të ish-zëdhënësit të tij, Abu Hamza al-Qurayshi. në bastisjen e SHBA-ve.
“IS ka emëruar një pasardhës, duke e identifikuar atë si Abu Hassan al-Hashimi al-Qurayshi të zgjedhur nga shefi i ndjerë”, ka thënë Muhajer.
“Ai e ka pranuar udhëheqjen”, ka shtuar për shefin e ri, pa dhënë emrin e tij të vërtetë, shkruan The Guardian.
Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për liderin e ri dhe nuk dihej nëse ai ishte irakian si dy paraardhësit e tij, të dy të vrarë në pjesët e kontrolluara nga rebelët të Sirisë.
Lideri i grupit, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi u vra gjatë një bastisjeje gjatë natës nga forcat speciale amerikane më 3 shkurt të këtij viti.
Zyrtarët amerikanë thanë se ai hodhi veten në erë së bashku me anëtarët e familjes së tij ndërsa forcat amerikane bastisën strehën e tij në qytetin veriperëndimor sirian të Atme, pranë kufirit turk.
Rreth 50 forca të operacioneve speciale amerikane zbarkuan me helikopterë dhe sulmuan shtëpinë në cepin e kontrolluar nga rebelët në Siri, duke u përleshur për dy orë me persona të armatosur.
Në total, 13 persona u vranë, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra.
“Ky lider i tmerrshëm terrorist, u akuzua për gjenocidin e jazidëve në Irakun verior dhe sulmin spektakolar të muajit të kaluar në një burg që mbante të burgosur të IS në lindje të Sirisë”, kishte thënë, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Kurejshi, një irakian i lindur në qytetin verior të Tel Afarit, ishte një veteran i kryengritjes së udhëhequr nga sunitët pas Sadam Huseinit. Ai është lideri i katërt i lartë i ISIS-it që është gjurmuar, kapur ose vrarë në provincën Idlib në dy vitet e fundit.
Paraardhësi i Kurejshit, Abu Bakr al-Baghdadi u vra në tetor të vitit 2019 në një fshat nëntë milje në jug të Atme.
Përhapja e lidershipit të IS në zonë rrit gjasat që zemra e grupit – Iraku perëndimor – të mos jetë më qendra e operacioneve të tij dhe se një brez i ri liderësh po zgjedhin një vend të shenjtë në fushat e betejës në Siri.