Emma McKeon fitoi dy medalje të tjera ari në Lojërat Olimpike të Tokios zhvilluar ditën e dielë, duke e bërë femrën e parë që fiton shtatë medalje në not në një Olimpiadë të vetme.Ajo vendosi një rekord olimpik në stilin e lirë 50 metra me 23.81 sekonda.
30 minuta më vonë, McKeon u zhyt përsëri në pishinë për të fituar përsëri, këtë herë si pjesë e stafetës 4 × 100 miks. McKeon largohet kështu nga Tokio me katër ari dhe tre bronzë, duke barazuar rekordin për shumicën e medaljeve të fituara nga një femër në një Olimpiadë të vetme, vendosur nga gjimnastja sovjetike Maria Gorokhovskaya në 1952 në Helsinki.
Megjithatë McKeon është sportisjta më e dekoruar në historinë e Australisë duke fituar 11 medalje në karrierë.