Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth.
“Dhimbje e madhe lajmi për ndarjen nga jeta mbretëreshës”, shkruan Xhaçka.
Sipas saj, gjatë mbretërimit të saj 70 vjeçar, ajo i dhuroi udhëzim, motivim, vizion dhe stabilitet Mbretërisë së Bashkuar dhe popullit të saj🇬🇧.
Për të, mbretëresha Elizabeth ishte gjithashtu një simbol respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës.
“Ngushëllimet tona më të ndjera familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧në këtë ditë të trishtë”.