FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve një ditë para se të hidhet shorti i Botërorit të Katarit. Një renditje që shërben edhe për ndarjen e vazove në short.
Kombëtarja kuqezi, pas humbjes 2-1 në Spanjë dhe barazimit 0-0 me Gjeorgjinë, të dyja ndeshje miqësore, ka humbur dy pozicione nga këtë renditje në krahasim me renditjen e mëparshme. Shqipëria ndodhet në vend të 67-të aktualisht, ndërsa në renditjen e fundit mbante vendin e 65-të.
Kosova, pas fitores 5-0 ndaj Burkina Fasos dhe barazimit 1-1 me Zvicrën, ka ngjitur dy shkallë, nga vendi i 109-të ka kaluar në të 107-in.
Kryesimin e renditje së FIFA-s ndërkohë e ka marrë Brazili, që ka kaluar Belgjikën, duke e spostuar atë në vend të dytë. Italia, edhe pse dështoi të shkonte në Botëror, mban vendin e 6-të.