Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Shqipëria formulon rezolutën kundër Rusisë në Këshill Sigurimi, u kërkohet aleatëve t’i bashkohen

Shqipëria dhe SHBA-të janë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në orët e para të 24 shkurtit me atë lokale në New York, kanë formuluar një rezolutë, e cila dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe e quan “agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”.

Dokumenti i nënshkruar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield, ka për qëllim parësor dënimin e sulmit dhe ndalimin e mëtejshëm të tij nga ana e Rusisë në dëm të Kievit.

Gjithashtu, në të përfshihet edhe një pikë për ndihma humanitare për Kievin, si pasojë e një krize refugjatësh, të cilën Rusia e ka krijuar me agresionin.

Kjo çështje, edhe në bazë të rezolutës, mbart një peshë dhe rëndësi ndërkombëtare, pasi cenon paqen dhe sigurinë botërore.

“Si pjesëtarë të Kombeve të Bashkuara, duhet të zgjedhim”, shtrohet çështja në të. “Ose do t’i qëndrojmë Kartës së OKB-së, në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial të saj dhe pavarësisë, ose do t’i lejojmë Rusisë të na çojë pas në kohë, në epokën e imperializmit, kolonizimit dhe perandorive”.

Artikulimi vijon, duke parashtruar se me unitet, kësaj vuajtjeje mund t’i jepet fund. Jo thjesht për njerëzit në Ukrainë, por për gjithë botën që zgjedh paqen dhe diplomacinë mbi luftën dhe agresionin.

“Si parim, ky dokument, nëse nënshkruhet nga vendet e tjera, është një votë pro botës së lirë”, përmbyllet rezoluta.

Kjo lëvizje e fundit e bashkëpenëmbajtësve të çështjes ukrainase në Këshillin e Sigurimit, vjen pikërisht ndërkohë që Kievi, po zgjohej nën bombardimet ruse.

Një skenar, të cilin kryeqendra e Ukrainës, nuk e kishte parë prej 80 vjetësh.

LAJME TË TJERA >>