Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Shqipëria fluturon me Asanin dhe Bajramin

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit Evropian, Euro 2024. Kuqezinjtë mundën 2-0 Moldavinë në takimin e zhvilluar në “Air Albania”, Tiranë, mbrëmjen e kësaj të shtune.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura edhe pse kuqezinjtë dominuan përgjatë gjithë 45 minutave.

Mirëpo, golat për Shqipërinë do të vinin vetëm në pjesën e dytë. Në minutën e 51, Jasir Asani do të zhbllokonte ndeshjen duke kaluar për herë të parë në avantazh kuqezinjtë në këto kualifikuese.

Goli i Asanit ishte i pari edhe për të me fanellën kuqezi, të cilin zgjodhi ta festonte me trajnerin Sylvinho.

Ndersa, goli i dytë erdhi në minutën e 76 me autor Nedim Bajramin.

Me rezultatin e arritur, Shqipëria siguron tri pikët e para në këto kualifikuese dhe ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Poloninë. Çekia mban vendin e parë me shtatë pikë.

Paraqitja e Shqipërisë ishte tepër e mirë në këtë ndeshje. Kuqezinjtë zotëruan topin në masën 72%. Ata tentuan 12 gjuajtje drejt portës kundërshtare, teksa pesë prej tyre përfunduan në kuadrat dhe dy në rrjetë.

Gjithashtu, kuqezinjtë fituan edhe pesë gjuajtje nga këndi, kundrejt asnjë të miqëve.

Kujtojmë që trajneri Sylvinho e rreshtoi Shqipërinë me skemën 4-3-3: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Bare, Bajrami, Asani,Cikalleshi, Uzuni.

Ndërsa u futën në lojë si zëvendësues: Anis Mehmeti (Asani), Kristjan Asllani (Bare), Taulant Seferi (Uzuni) dhe Ernest Muçi (Bajrami).

Notat e lojtarëve:

Renditja e Grupit

Shqipëria dhe Moldavia janë pjesë e Grupit E në këto kualifikuese të Euro 2024, së bashku me Çekinë, Poloninë dhe Ishujt Faroe.

Paralelisht me sfidën Shqipëri – Moldavi u luajt edhe takimi mes Ishujve Faroe dhe Çekisë, me këta të fundit që fituan 0-3.

Shqipëria do të zbresë në fushë për ndeshjen e radhës në kualifikueset për Euro 2024 pas tri ditësh. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të luajnë në transfertën e Ishujve Faroe.

Rezultatet e ditës në kualifikuese

Këtë të shtunë u zhvilluan edhe disa takime të tjera për kualifikueset e Euro 2024:

Norvegji 1-2 Skoci,

Qipro 1-2 Gjeorgji,

Azerbajxhan 1-1 Estoni,

Belgjikë 1-1 Austri,

Lituani 1-1 Bullgari,

Mali i Zi 0-0 Hungari,

Luksemburg 2-0 Litenshtajn,

Island 1-2 Sllovaki,

Portugali 3-0 Bosnja dhe Hercegovina.

LAJME TË TJERA >>