Ekipi olimpik i Shqipërisë dhe ai i Kosovës kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore, Pekin 2022. Edicioni i 24-të i Lojërave mbahet në kryeqytetin kinez. Vend i cili ka pritur më herët Lojërat Olimpike Verore 2008.
Skiatori Denni Xhepa ishte flamur-mbajtësi shqipar në parakalimin simbolik të Lojërave. Albin Tahiri mbajti flamurin e Kosovës.
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gerti Shima ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni.
Kosova do të duhet të përfaqësohej me dy skiator në këtë ceremoni. Por, Kiana Kryeziu nuk u lejua të marrë pjesë pasi trajneri i saj, Agim Pupovci ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ajo është konsideruar si kontakt i ngushtë. Megjithatë, ajo do të marrë pjesë rregullisht në gara.