Goglat kanë dhënë verdiktin e tyre. Shorti i hedhur sot në Doha ka përcaktuar 8 grupet e Botërorit të Katarit, që starton më 21 nëntor dhe mbyllet më 18 dhjetor. Ky është Botërori i parë që luhet në dimër dhe i fundit me 32 skuadra pjesëmarrëse. Shorti prodhoi grupe kryesisht të ekuilibruara.
Gjermania, që bënte pjesë në vazon e dytë në short, ka rënë në Grupin E, ku kokë grupi është Spanja dhe plotësohet me Japoninë dhe fituesin e play off-it mes Kosta Rikës dhe Zelandës së Re. Në Grupin A, Katarit organizator i është bashkuar Holanda, Senegali dhe Ekuadori.
Brazili ka rënë në Grupin G me Zvicrën. Në këtë grup ka rënë edhe Serbia, ashtu si në Rusi 2018, që do të thotë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do luajnë sërish kundër serbëve. Plotëson Grupin G Kameruni. Anglia u shortua në Grupin B dhe bashkë me të ranë edhe Amerika, Irani dhe fituesi i ndeshjes Uells-Skoci/Ukrainë.
Argjentina e Mesit bën pjesë në Grupin C me Meksikën, Poloninë e Robert Levandovskit dhe Arabinë Saudite. Franca kampione bote ra në Grupin D, me Danimarkën, Tunizinë dhe fituesen e play off-it mes Perusë dhe Australisë ose Emirateve të Bashkuara Arabe.
Grupi F ka në përbërje Belgjikën, Kroacinë, Kanadanë dhe Marokun, kurse në Grupin H, Portugalia e Kristiano Ronaldos sfidon Uruguain, Korenë e Jugut dhe Ganën.
Ndeshjet në Botërorin e Katarit do të luhen në 4 orare të ndryshme, konkretisht në orën 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00 (me orën tonë).
Datat e Botërorit
21 nëntor 2022: fillimi i Botërorit
3-6 dhjetor 2022: 1/8 e finaleve
9-10 dhjetor 2022: çerekfinalet
13-14 dhjetor 2022: gjysmëfinalet
18 dhjetor 2022: finalja
Para hedhjes së shortit u është bërë homazh figurave të shquara të futbollit botëror, Diego Armando Maradonës, Gerd Mylerit, Paolo Rosit dhe Gordon Benks, të ndarë nga jeta kohët e fundit. Më pas, Didier Deshamp, trajneri i Francës, ka dalë në skenë bashkë me trofeun e kampionit të botës. Ne skenë u ngjitën edhe emra të mëdhenj të futbollit botëror ndër vite, si Lotar Mateus, Kafu, Tim Kahill, Ali Daei, Bora Milutinoviç, Xhej Xhej Okoça etj.
Kalendari i fazës në grupe
21 nëntor:
Katar-Ekuador (A, ora 11)
Angli-Iran (B, ora 14)
Senegal-Holandë (A, ora 17)
SHBA-Uells/Skoci/Ukrainë (B, ora 20)
22 nëntor:
Danimarkë-Tunizi (D, ora 11)
Francë-Emiratet Arabe/Australi/Peru (D, ora 14)
Meksikë-Poloni (C, ora 17)
Argjentinë-Arabia Saudite (C, ora 20)
23 nëntor:
Marok-Kroaci (F, ora 11)
Belgjikë-Kanada (F, ora 14)
Gjermani-Japoni (E, ora 17)
Spanjë-Kosta Rika/Zelanda e Re (E, ora 20)
24 nëntor:
Uruguai-Koreja e Jugut (H, ora 11)
Portugali-Ganë (H, ora 14)
Zvicër-Kamerun (G, ora 17)
Brazil-Serbi (G, ora 20)
25 nëntor
Holandë-Ekuador (A, ora 11)
Katar-Senegal (A, ora 14)
Uells/Skoci/Ukrainë-Iran (B, ora 17)
Angli-SHBA (B, orA 20)
26 nëntor:
Poloni-Arabia Saudite (C, ora 11)
Argjentinë-Meksikë (C, ora 14)
Tunizi-Emiratet Arabe/Australi/Peru (D, ora 17)
Francë-Danimarkë (D, ora 20)
27 nëntor:
Japoni-Kosta Rika/Zelanda e Re (E, ora 11)
Spanjë-Gjermani (E, ora 14)
Kroaci-Kanada (F, ora 17)
Belgjikë-Marok (F, ora 20)
28 nëntor:
Kamerun-Serbi (G, ora 11)
Brazil-Zvicër (G, ora 14)
Korea e Jugut-Ganë (H, ora 17)
Portugali-Uruguai (H, ora 20)
29 nëntor:
Uells/Skoci/Ukrainë-Angli (B, ora 16)
Iran-SHBA (B, ora 16)
Hlandë-Katar (A, ora 20)
Ekuador-Senegal (A, ora 20)
30 nëntor:
Tunizi-Francë (D, ora 16)
Emiratet Arabe/Australi/Peru-Danimarkë (D, ora 16)
Poloni-Argjentinë (C, ora 20)
Arabia Saudite-Meksikë (C, ora 20)
1 dhjetor:
Kroaci-Belgjikë (F, ora 16)
Kanada-Marok (F, ora 16)
Japoni-Spanjë (E, ora 20)
Kosta Rika/Zelanda e Re-Gjermani (E, ora 20)
2 dhjetor:
Koreja e Jugut-Portugali (H, ora 16)
Ganë-Uruguai (H, ora 16)
Kamerun-Brazil (G, ora 20)
Serbi-Zvicër (G, ora 20)
Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, në fjalën e tij tha: “Jam shumë i emocionuar, prtitja mori fund dhe tani nis faza serioze. Ky edicion do të jetë më i miri i të gjitha kohërave, e gjithë bota do të mblidhet në Katar. Në këtë moment historik aggresiviteti kemi nevojë të bashkojmë popujt. Apeli im është: mjaft me konflikte dhe luftë, ky do të jetë edicioni i paqes”.
Ndarja e vazove ishte kjo:
Vazo 1 — Katar, Brazil, Argjentinë, Francë, Portugali, Spanjë, Angli, Belgjikë.
Vazo 2 — Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Uruguai, Kroaci, Amerikë.
Vazo 3 — Japoni, Serbi, Poloni, Koreja e Jugut, Marok, Tunizi, Senegal, Iran.
Vazo 4 — Kamerun, Kanada, Arabia Saudite, Gana, Ekuador, fituesi i Skocia/Ukrainë-Uells, fituesi i Kosta Rika-Zelandë e Re, fituesi i Peru-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kriteret e shortit
Çdo grup duhej të kishte maksimumi 2 kombëtare europiane, kurse përfaqësueset e kontinenteve të tjera nuk mund të sfidoheshin në grup. Në vazon e katërt u futën edhe 3 kombëtaret e fundit që do të kualifikohen pas ndeshjeve shtesë.