Këshilltari i Zyrës së Presidentit ukrainas, Oleksiy Arestovych, tha se shumë vende tashmë kanë rënë dakord të jenë garantues të sigurisë së Ukrainës.
Në një video të postuar në Facebook, ai thotë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Polonia, Turqia, të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe shumë vende të tjera “kanë ranë dakord të japin garanci sigurie për Ukrainën”.
Kina po e merr vendimin në shqyrtim, shtoi këshilltari ukrainas.
Sipas tij, në rast agresioni kundër Ukrainës brenda tre ditëve, këto shtete duhet të fillojnë konsultimet urgjente dhe të ofrojnë “ndihmë ushtarake, ekonomike, humanitare dhe politike”.
Kjo përfshin mbylljen e hapësirës ajrore, armë dhe ndihma të tjera”, deklaroi Arestovych.
Gjermania është e gatshme t’i japë garanci sigurie Ukrainës, por deklaron se lufta vazhdon dhe ende nuk është arritur një përparim në negociatat e paqes.
Kështu deklaroi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Berbock, raporton e përditshmja gjermane “Die Zeit”.
Sipas kryediplomates, Gjermania është e gatshme të garantojë sigurinë e Ukrainës pas përfundimit të luftës.
Por lufta është ende duke vazhduar – dhe deklaratave ruse nuk mund t’u zihet besë, theksoi ajo.
“Nëse nevojiten garanci, atëherë edhe Gjermania do të jetë atje dhe do të japë garanci. Ne jemi në solidaritet të plotë, 100 për qind me Ukrainën”, thuhet në mesazh.
Kjo vlen edhe për negociatat e paqes dhe rendin e vazhdueshëm të paqes.
Megjithatë, ministrja gjermane pranoi se nga bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë nuk mund të pritet ndonjë përparim.
“Kur pala ruse flet për garanci dhe neutralitet, ata nënkuptojnë diçka shumë të ndryshme nga pala ukrainase”, nënvizoi Baerbock.