Dërgesat e para të ndihmës së re ushtarake prej 800 milionë dollarësh që presidenti amerikan, Joe Biden, po i dërgon Ukrainës kanë filluar të mbërrijnë në vend, thotë një zyrtar i administratës për CNN.
Biden njoftoi paketën e re javën e kaluar, pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri një lutje Kongresit për më shumë ndihmë.
SHBA-të do të vazhdojnë të transferojnë pjesën tjetër të 800 milionë dollarëve në Ukrainë sa më shpejt që të jetë e mundur, tha zyrtari, duke pasur parasysh se ajo përfshin 800 sisteme anti-ajrore Stinger dhe 100 dronë të armatosur, ndër të tjera ndihmë. Të dyja shihen si kritike për mbrojtjen e Ukrainës.
Sakaq, SHBA-të pothuajse ka përfunduar dorëzimin e pjesës më të madhe të paketës prej 200 milionë dollarësh që Biden njoftoi më 12 mars, duke përfshirë të gjitha sistemet anti-ajrore “Stinger” dhe shumicën e raketave kundër blindave Javelin.
Pajisjet e mbetura nga ajo paketë pritet të dorëzohen së shpejti, tha zyrtari, megjithëse nuk pranuan të ofrojnë një afat kohor të saktë.