Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.
Kjo për arsyen e pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne jemi të bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që Rusia të paguajë një çmim të rëndë ekonomik dhe diplomatik për pushtimin e saj të mëtejshëm të Ukrainës”, tha në deklaratë Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.
Ajo shton se nëse është e nevojshme, ne jemi të përgatitur të imponojmë kosto të mëtejshme ndaj Rusisë për sjelljen e saj të tmerrshme në skenën botërore.
Departamenti i Thesarit gjithashtu do të vendosë “sanksione të plota bllokuese” ndaj Fondit Shtetëror të Investimeve Direkte Ruse.
Fondi është një ent financiar që funksionon si një fond sovran i pasurisë dhe i krijuar për të tërhequr kapital në sektorë me rritje të lartë.