Ndeshja e parë e xhiros së dytë në Grupin G mes Kamerunit dhe Serbisë përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.
Kameruni patën performancë shumë të mirë ku rrezikuan disa herë portën e kundërshtarit, dhe nuk u dorëzuan për asnjë moment,
Në minutën e 29-të, Jean-Charles Castelletto i dha epërsinë Kamerunit pas një devijimi me kokë nga bashkëlojtarët e tij.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 43-të, Kameruni kishin edhe një mundësi shumë të mirë shënimi me anë të Kunde-s, por goditja e tij u ndal nga portieri.
Por, pas kësaj mundësie, Serbia shënuan dy gola të shpejtë në minutat shtesë.
Me fillim të pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Mitrovic shënoi golin e tretë për Serbinë.
Por, brenda vetëm tre minutave, Aboubakar dhe Choupo-Moting shënuan për të barazuar rezultatin për Kamerunin.
Pas këtij rezultati, ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë pritet të jetë vendimtare.
Kujtojmë, se nga ora 17:00 do të luhet edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Brazilit dhe Zvicrës.