Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Rusia shteti më i izoluar në botë, pse ekonomia e saj nuk po ‘dorëzohet’

Në emisionin Money, u pasyrua lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në ekonomi.

Përpjekja për të rrëzuar ekonominë ruse, shkaktoi frikë dhe tronditje financiare në një shkallë të paparë më herët. Me planin e sanksionve, pritej që Rusia të izolohej, revolta brenda vendit të shpërthente në rrugë e sheshe, dhe të shkohej deri në atë pikë ku regjimi të detyrohej të dorëzohej.

Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, UET deklaroi për Money: “Sanksionet kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mallrave, parave dhe të të bërit biznes dhe në territorin rus, në raport me partnerë të tjerë ndërkombëtare. Sanksionet po tentojnë të ulin varësinë e Europës, nga lëndët e para ruse.

Kjo ka konseguenca, pasi Rusia e ka më të vështirë për të qenë një aktor me peshë në tregun e mallrave dhe shërbimeve, por ka rritur kostot për të gjithë aktorët e tjerë.

Përpara pushtimit të Ukrainës në 24 shkurt 2022, Rusisë i ishin vendosur 2695 sanksione. Pas kësaj date, ky shtet ka marrë edhe 13 263 të tjera, duke kryesuar listën e vendeve më të sanksionuara në botë, ndjekur nga Irani, Siria, Koreja e Veriut, Bjellorusia, Venezuela e Mianmari. Madje aq shumë është izoluar Rusia këtë periudhë, sa bashkimi i sanksioneve të të gjitha vendeve të tjera nuk e kalon atë.

Arian Starova, President i Këshillit Atlantik të Shqipërisë deklaroi: Sanksionet e kanë dëmtuar Rusinë, pavarësisht se ai bën akrobacitë e tij prapa perdes apo kuintave me Kinën apo vendet e BRICS. Por, nuk besoj se situata është e mirë për Rusinë dhe thellë-thellë, në mendje të elitës ruse, janë duke menduar si të dalin nga kjo aventurë e papërgjegjshme.

Por përse nuk është dorëzuar Rusia? Pse makineria e saj luftarake furnziohet normalisht dhe ekonomia vendase nuk është në ditët e saj të disfatës?

“Sanksionet nuk kanë ndikime thelbësore në veprimtarinë politike, ekonomike, ushtarake, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vend të stërmadh sic është Rusia, ose vendi nr. 1 për 80-90 për qind të të gjithë pasurive natyrore të botës. Pra, është një vend auto-sufiçent për produktet dhe nuk ia ka nevojën askujt për lëndë të para”, tha Elvin Meka.

Ka edhe një arsye tjetër. Ndërsa eksportet e gazit dhe naftës ranë në Europë pas mbylljes së lidhjeve tregtare, Rusia rriti me shpejtësi eksportet ndaj Kinës dhe Indisë. Të dyja këto vende zgjodhën më mirë të blinin naftë me cmim të ulët, sesa të vuanin pasojat e një inflacioni të lartë. Por, nga ana tjetër në pozicionin e tyre politik, ka pasur qendrime të qarta, që nuk ia njohin Rusisë kufirin e ri që ka marrë me referendume dhe nuk duan një aleat me tipare ushtarake e diktatoriale.

Franko Egro, autor i “Balkan Talks” në Euroneës Albania, deklaroi për Money: Me këtë veprim, unë gjykoj që Rusia ka vënë në pikëpytje edhe marrëdhëniet me aletët e rinj, sepse dhe ata nuk kërkojnë të sfidohet ky rend i ri botëror. Ata ndoshtë nuk janë dakort me supremacinë amerikane dhe të perëndimit në këtë qasje globale, por nga ana tjetër vetë si shtete kanë marrëdhënie direkte me SHBA-në dhe perëndimin.

LAJME TË TJERA >>