Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Rusia do të rinisi sulmet në Kiev”

Ushtria e Ukrainës e ka të qartë skenarin: Trupat ruse do të rifillojnë sulmet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Situata sipas një postimi në Facebook nga ana e shtabit të Forcave të Armatosura ukrainase, është shumë e tensionuar.

“Pavarësisht faktit se armiku po e humb fuqinë sulmuese, ata vijojnë të hapin zjarr ndaj shënjestrave ushtarake, por edhe civile.

Në bazë të postimit, Rusia do të bashkojë forcat me ato Bjelloruse, të cilat mund të vijnë prej kufirit verior dhe të provojnë të kapin Kievin sa më shpejt.

Pamjet e fundit satelitore nga Maxar, po ashtu, e sinjalizojnë këtë gjë. Një autokolonë ushtarake ruse prej 60 kilometrash është parë duke iu drejtuar Kievit. Ndërsa rreth 20 kilometra nga kufiri mes Bjellorusisë dhe Ukrainës, janë parë helikopterë ushtarakë dhe prezencë e shtuar trupash.

LAJME TË TJERA >>