Pas më shumë se pesë orësh konsultime dhe bisedime, delegacioni rus dhe ai ukrainas përmbyllën takimin e tyre.
Me përfundimin e bisedimeve, pritet që delegacionet të kthehen në kryeqytetet respektive.
Më pas priten njoftime për konsultime të mëtejshme përpara një raundi të dytë.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Ruse e Lajmeve dhe Agjencia RIA. Takimi u nda në tre seanca.
Më herët, zyra e presidentit ukrainas tha se qëllimi i Kiev-it për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.
I pari ishte delegacioni ukrainas, i cili do të mbërrinte në vendin e takimit, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.
Sipas një deklarate, delegacioni përfshinte, ndër të tjerë, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk ishte pjesë e delegacionit.