Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Rusi/ Mbi 400 mijë njerëz kundër luftës në Ukrainë

Një mobilizim si ai i së enjtes në qytetet ruse, kundër luftës në Ukrainë, nuk ishte parë prej shumë kohësh. As pas arrestimit të liderit të opozitës Aleksei Navalni, shumë kishin dalë në rrugë, me pankarta dhe slogane paqësore, por edhe kundër presidentit Vladimir Putin.

Dje në “së paku 43 qytete”, sipas OJQ-së “OVD-Info”, ka pasur marshime dhe piketa kundër pushtimit të Ukrainës: turma, si në Shën Petersburg, apo piketa të vetmuara që përfunduan menjëherë në arrestime.

Rreth 1400 persona, raporton vetë OJQ-ja, u arrestuan të enjten në të gjithë vendin. Gjysma e tyre në Moskë, në demonstratën në sheshin “Pushkin” e bënë menjëherë “zonën të kuqe” nga policia; 378 në Petersburg, metropoli i dytë më i madh në vend dhe vendlindja e presidentit Putin.

Policia politike ruse në një deklaratë për shtyp paralajmëroi qytetarët: “Mos merrni pjesë” në protesta “të cilat nuk janë të autorizuara dhe shoqërohen me tensione në një vend të huaj”.

Represioni i demonstratave ishte i përpiktë: në rrjetet sociale shumohen videot e arrestimeve, të kryera me shpejtësi dhe me forcë nga policia, e cila në disa raste “ndalonte disidentët që në pragun e derës dhe para se të arrinin në sheshe”, shkruan në Twitter, gazetari Anton Barbashin.

Dhe madje edhe në rrugët e Novosibirsk, në periferi të qytetit, qindra demonstrues dolën në rrugë me shenjën “Jashtë nga Ukraina”.

Disa personalitete ruse nga bota e artit dhe kulturës kanë marrë gjithashtu një qëndrim, siç raportohet nga Liza Fokht, korrespondente e BBC-së në Rusi dhe gruaja e Max Seddon, korrespondenti i Moskës i “Financial Times”, i cili mblodhi disa nga këta emra në një temë në Tëitter.

Asnjë prej tyre, thekson Seddon, nuk e përmendi Putinin në fjalimin e tij, por ende rrezikon të mos jetë në gjendje të performojë në TV shtetëror gjatë gjithë jetës.

Mes tyre është ylli i popit Valery Meladze, i cili në një video të shkurtër në Twitter tha: “Sot ka ndodhur diçka që nuk duhet të ndodhë kurrë. Historia do të gjykojë. Tani dua t’ju kërkoj të ndaloni veprimet historike dhe të uleni për të negociuar”.

Patinatorja e artit Evgenia Medvedeva shkroi në Twitter: “Shpresoj që kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, siç ndodh me makthet”.

Ylli i popit, Svetlana Loboda në Instagram ka postuar një foto të një fushe luledielli në ngjyrat e flamurit ukrainas dhe ka shkruar ‘zemra ime është thyer. Unë kam qenë në kontakt me njerëzit që dua që në 5 të mëngjesit. Si është e mundur? Zot, ndalo këtë! Unë jam duke qarë”.

Maxim Galkin, këngëtari dhe bashkëshorti i personazhit më të madh rus, Alla Pugacheva, postoi një foto të zezë në Instagram me fjalët “Unë kam folur me miqtë dhe të afërmit në Ukrainë që nga mëngjesi i sotëm. Nuk gjej fjalë për të thënë atë që ndjej. Si është e mundur e gjithë kjo, nuk ka asnjë justifikim për luftën. Jo luftës!”.

Dhe së fundi, prezantuesi televiziv Ivan Urgant, gjithashtu në Instagram, komentoi: “Frika dhe dhimbje. Jo luftës”.

LAJME TË TJERA >>