Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Retrospektivë në Lojërat e para Olimpike Dimërore të vitit 1924 (FOTO)

Lojërat e para Olimpike Dimërore që atëherë quheshin Java Ndërkombëtare e Sporteve Dimërore kanë qenë realisht Lojëra të një epoke tjetër.

Të mbajtura në vitin 1924 në Chamonix në Alpet Franceze, ato janë tregues se sa shumë ka ndryshuar bota. Atletët vishinin kostume dhe kravata. Ndërsa, nuk ishin të pajisur me helmeta apo paisje të tjera sigurie.

Në garat e 1924 ishin pjesëmarrës 258 atletë nga 16 vende të ndryshme të botës. U luajtën pesë disiplina të ndryshme sportive: bobsleigh, curling, hokej mbi akull, ski nordik dhe patinazh.

Një nga konkurrentet më të njohura ishte patinatorja norvegjeze, Sonja Henie, e cila ishte vetëm 11-vjeç. Ajo doli e fundit, nga tetë pjesëmarrësit, por vazhdoi të fitonte medalje të arta në tre Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme.

LAJME TË TJERA >>