Organi më i lartë drejtues i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen më të fundit të kombëtareve, atë të datës 6 tetor 2022.
Në bazë të kësaj renditje Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Kuqezinjtë qëndrojnë në vendin e 66 në botë. Kombëtarja e Kosovës ka rënë me një vend. Dardanët renditen në vendin e 107.
Përsa i përketë “top 10” së kombëtareve, vendi i parë mbahet nga Brazili. Belgjika vjen e dyta, ndërsa Argjentina e treta.
Vendi i katërt shkon për Francën dhe i pesti për Anglinë. Italia dhe Spanja kanë shkëmbyer vendet. “Të kaltrit” janë ngjitur në vendin e gjashtë dhe “furia e kuqe” në të shtatin. Holanda, Portugalia dhe Danimarka plotësojnë 10-shen e parë.
Gjermania ka ruajtur pozitat në vendin e 11 në listë. Teksa, Kroacia është ngjitur në vendin e 12. Kroatët janë kombëtarja me renditjen më të lartë nga Ballkani.
Përsa i përketë kombëtareve të tjera ballkanike, ato renditen: Serbia 21, Turqia 45, Greqia 52, Rumania 53, Bosnja dhe Hercegovina 58, Sllovenia 63, Maqedonia e Veriut 65, Mali i Zi 69, si dhe Bullgaria 72.