Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Rekord pikësh me Shqipërinë, Reja: Tani kemi ekip më të pjekur dhe më sulmues

Edi Reja ka hyrë në histori me Kombëtaren shqiptare. Ai ka tashmë rekordin e pikëve të grumbulluara në një fazë eliminatore, 15 pikë dhe 3 ndeshje ende për të luajtur. Shqipëria edhe kur shkoi në Europianin e Francës grumbulloi 14 pikë në eliminatore ndaj dhe puna e Rejës duhet vlerësuar. Vetë trajneri italian pas fitores në Hungari, ka pohuar se Kombëtarja jonë ka krijuar një identitet të sajin, që është më ofensiv se më parë.

“U munduam të bëjmë lojë agresive që në pjesën e parë. Duhej të konkretizonim rastet që patëm, por ndoshta teknikisht nuk ishim aq të zotë. Prisja më shumë, por kuptohet që është e vështirë të luash ndaj një skuadre të atij niveli, Hungaria është e fortë. Në pjesën e dytë ishim më mirë. Jemi të lumtur, sepse të fitosh këtu nuk është e lehtë. Do të luajmë shanset që kemi dhe të shohim, nëse e arrijmë ëndrrën tonë.

Kuqezinjte festojne fitoren ne Budapest.

Jam i kënaqur nga skuadra. Desha lojtarë, ku njëri duhej të ishte më i aftë teknikisht për mbajtjen e topit. Llogaritë bëhen në bazë të kundërshtarit dhe unë doja përpara lojtarë që bëjnë presing. Çikalleshi ushtron pressing, Uzuni gjithashtu. Ia dolëm shpesh të merrnim topin dhe të kundërsulmonim. Ekipi ka ndryshuar mentalitetin, tani jemi më ofensiv. Kishim 3 raste për gol dhe duhej të konkretizonim më parë e të vuanim më pak deri në fund”, – tha Reja.

Italiani më pas ka kërkuar të largojë euforinë: “Kjo skuadër tani fillon të besojë, është e bindur te mundësitë që ka, por nuk duhet të na marrë koka erë. Duhen sakrifica që grupi të ecë para. Mund të humbim me Poloninë dhe Anglinë, por do të jetë e vështirë edhe për ta me ne. Na duhet të plotësojmë edhe disa mangësi taktike, sidomos në ndeshjet me skuadra të forta. Kjo është skuadër është më e pjekur.

Broja feston golin ne Hungari.

Mund të bëjmë edhe më më mirë se sa bëmë sot. Në pjesën e dytë gjetëm më shumë zgjedhje, kishim mundësi të manovronim. Djemtë u treguan të aftë, vuajtën, por ia dolëm mbanë në 10 minutat e fundit. Në aspektin mbrojtës nuk rrezikuam shumë. Broja titullar? Nuk e di pse e bëni këtë pyetje, flitet për Shqipërinë, jo për individët. Luajnë 23 lojtarë, të gjithë janë titullarë. Lojtarët në stol janë më vendimtarë se ata që e nisin nga fillimi, sepse janë ekipet e organizuara dhe të freskëta.

Broja, me shpejtësinë që ka, kur ka hapësira është më i rëndësishëm për ne. Mundohem ta shfrytëzoj për karakteristikat që ka, duhet të rritet nga pikëpamja e rendimentit. Nuk shërben vetëm të bësh gol, por duhet edhe të luash për ekipin”, përfundoi trajneri i kuqezinjve.

LAJME TË TJERA >>