Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Reja komenton listën dhe dy miqësoret: Shpresoj të shoh progres në lojë

Të shtunën trajneri i Kombëtares, Edi Reja, shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë, që luhen më 26 dhe 29 mars. Nuk munguan surprizat, për të cilat ka folur vetë trajneri italian:

“Kemi gjithmonë një listë me rreth 30 lojtarë, por do të marr 26 lojtarë, është e kotë të marr ata që nuk do kenë mundësi të luajnë. Asllani po paraqitet shumë mirë me Empolin, duke treguar personalitet, pavarësisht moshës. Është lojtar që ka aftësi të rëndësishme, dua ta shoh në aksion në ndeshje zyrtare.

Kastrati gjithashtu po paraqitet mirë në Serie B, e kemi ndjekur edhe më parë dhe ka ardhur momenti ta grumbulloj. Bajrami i Benfikës për momentin nuk ka pasaportën, por po punojmë që ta marrë sa më parë. Shpresojmë ta marrë në kohë, në mënyrë që ta shohim në aksion. Pastaj duhet të kemi parasysh Balliun, e kemi grumbulluar edhe në të kaluarën, por ka pasur probleme fizike. Urojmë që këtë herë të mos ketë ndonjë problem. Edhe Vrioni po paraqitet shumë mirë në Austri, ka shënuar 11 gola dhe dua ta rishoh në aksion me Kombëtaren”.

Trajneri Reja ka folur pastaj edhe për rëndësinë e dy miqësoreve: “Nuk duhet t’i luajmë këto ndeshje si miqësore, për Kombëtaren shqiptare nuk ka miqësore, të gjitha ndeshjet duhet t’i luajmë me 100% të mundësive. Janë ndeshje shumë të rëndësishme për të parë progresin që kemi bërë. Për Spanjën nuk ke çfarë thua shumë. Vërtet Italia e mundi në gjysmëfinalen e Europianit, por Spanja ia fshehu topin gjatë ndeshjes. Duhet të jemi shumë të zotë që t’i bëjmë presion të lartë, që ata të mos kenë mundësi të ndërtojnë lojën e tyre. Ky është qëllimi ynë.

Gjeorgjia është një ekip tjetër i rëndësishëm dhe do jenë dy ndeshje, që na mundësojnë të bëjmë kolaudimet e duhura. Më vjen mirë që të gjithë lojtarët po luajnë me klubet e tyre në kampionate të forta. Shpresoj të shoh progress, mbi të gjitha në aspektin psikologjik. Luajmë gjithmonë për rezultate pozitive, por dua të shoh progresin e lojës. Kemi luajtur kundër Francës apo Anglisë, nuk kemi bërë mirë, por ndaj Spanjës do doja të ishim në lojë deri në fund. Ndaj Gjeorgjisë sigurisht shpresoj ta fitojmë”.

LAJME TË TJERA >>