Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Refuzojnë fanellat Lgbt, 7 lojtarë regbie bojkotojnë ndeshjen vendimtare

Nuk pranojnë të zbresin në fushë me fanellat që mbështesin komunitetin Lgbt. Disa lojtarë të Manly Warringah Sea Eagles, kampionatit elitar të regbisë në Australi, i komunikuan skuadrës së nuk donin të luanin me fanellën-ylber për “arsye besimi dhe kulturore”.

Ka ndodhur në Australi kjo ngjarje, në nivelin më të lartë të regbisë. Shtatë lojtarë të Manly Warringah Sea Eagles bënë të qartë qëndrimin e tyre dhe bojkotuan ndeshjen ndaj Sydney Roosters, vendimtare për futjen në ‘play-off’.

Fanellat pro komunitetit Lgbt, që shkaktuan polemika.

Klubi njoftoi se do përdorte fanella në mbështetje të komunitetit Lgbt, por ky vendim i ka bezdisur këta lojtarë, sidomos për faktin se është marrë në mënyrë të njëanshme.

Në rrjetet sociale ishte e paevitueshme të mos kishte polemika. Klubi australian ka bërë me dije se e pranon vendimin e lojtarëve të vet për të mos luajtur. Madje, ka kërkuar ndjesë ndaj tyre dhe ndaj komunitetit Lgbt.

Trajneri Des Hasler ka pranuar: “Një gabim, që ka shkaktuar konfuzion dhe dhimbje për shumë persona, veçanërisht për ata grupe njerëzish, të drejtat e të cilëve synohej të mbështeteshin”.

Ka reaguar edhe regbisti i parë profesionist i deklaruar gej, Ian Roberts, për vite me radhë një kolonë e skuadrës australiane. “I trishtuar dhe i keqardhur për këtë bojkot”, – tha ai.

LAJME TË TJERA >>