Sa vjen e më shumë shtohet numri i refugjatëve ukrainas të shpërndarë në disa vende evropiane, ku peshën kryesore po e mban Polonia, me thuajse 1.8 milionë syresh.
Në tërësi, numri ka shkuar në mbi 3 milionë refugjatë. Rumania ka parë një shtim të madh të tyre në ditët e fundit, duke e çuar totalin në 453 mijë refugjatë ukrainas në Poloni.
Moldavia po ashtu ka pritur të shumtë, të cilët shkojnë në 337 mijë.
Më pas vjen Hungaria me 264 mijë dhe Sllovakia me 213 mijë. Teksa, 143 mijë refugjatë ukrainas, i ka marrë edhe Rusia.
Tashmë, i gjithë vendi gjendet nën agresionin rus prej 20 ditësh dhe luftimet në zona të ndryshme strategjike nuk kanë të ndalur