Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një panel diskutimi për Ballkanin në Bratislavë, ku është folur ndër të tjera dhe për zhvillimet në veri të Kosovës.

Sipas Ramës tensionet lidhen me marrëveshjen e dakordësuar mes dy vendeve në Ohër e Bruksel. Kryeministri nuk kurseu batutat, kur tha se tensionet në veri të Kosovës ndodhin sa herë vjen vera, duke shtuar se kjo ndodh ngaqë të dy vendet nuk kanë det dhe u nxehen kokat shpejt.

“Përpara se të vijë vera, gjithmonë kemi probleme në veri të Kosovës. Nuk e di përse, por ndoshta ngaqë Kosova dhe Serbia nuk kanë det dhe kokat nxehen shpejt.

Të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse shikojnë se nuk do duhen ta luftojnë më njëri-tjetrin, nda lëvizin në intertësi kundër dëshirës së tyre. Ky konflikt në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur. Ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke”, tha Rama.

Rama theksoi se prania e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është e barabartë me zero, teksa shton se kjo lëvizje po bëhet për politikë të brendshme nga ana e Serbisë.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikes së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero.

Është njësoj si ushtria maksikane të shfaqej në kufirin me SHBA. Çfarë mund të bëjë? Asgjë.

Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë në lidhje me politikën e brendshme, dhe atë se çfarë ndodh në kufirin me Kosovën”, u shpreh ai.

LAJME TË TJERA >>