Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Rama për Financial Times: Problemi me emigrantët e paligjshëm po zgjidhet falë edhe qasjes ndryshe të Sunak për bashkëpunim dypalësh

Lideri i Shqipërisë ka lavdëruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak për trajtimin e emigrantëve që kalojnë kanalin e La Manshit duke realizuar bashkëpunim praktik në vend që të shpenzojë para për “gjëra të çmendura që nuk funksionojnë kurrë” si paraardhësit e tij. Kështu shkruan e përditshmja britanike, Financial Times.

Në artikull thuhet se kryeministri Edi Rama ka folur për ‘Financial Times’ duke thënë se rënia e numrit të emigrantëve shqiptarë që hyjnë në mënyrë ilegale përmes gomoneve në Britani ishte e lidhur drejtpërdrejt me një grup pune të përbashkët policor, të cilin ai ua kërkoi tre kryeministrave të mëparshëm britanikë të ngrinin por rezultoi pa sukses.

Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar u dërguan për të punuar në Tiranë, ndërsa oficerët shqiptarë intervistuan emigrantët në Dover, duke i kthyer ata që nuk kishin arsye të forta për azil. Bashkëpunimi përfshinte gjithashtu agjentë të fshehtë nga të dyja palët.

Rama tha se ndryshimi në politikën britanike erdhi pasi ai vizitoi Londrën dhe u takua me Sunak në mars. “Sunak e bëri atë. E bëri brenda dy javësh”, tha Rama në një intervistë muajin e kaluar. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi të hënën Doverin për të vlerësuar grupin e përbashkët të punës, i cili kishte ndihmuar në uljen e imigracionit shqiptar me rreth 90 për qind në tremujorin e parë të 2023.

Rënia vjen pas një rritjeje të emigracionit vitin e kaluar që shkaktoi debate diplomatike midis Londrës dhe Tiranës, ndërsa mijëra shqiptarë u përpoqën të kalonin me gomone për në Britani.

“Lideri shqiptar, foli për zhgënjimin e tij me liderët dhe ministrat e mëparshëm britanikë, të cilët po shpenzonin para për “gjëra të çmendura që nuk funksionojnë kurrë” në vend që të krijonin një grup pune të përbashkët.

Ai tregoi se i tha Boris Johnson kur ishte sekretar i jashtëm që të dërgonte një grusht “djemsh të nivelit të lartë” nga zbatimi i ligjit britanik, të cilëve do t’u jepej akses i plotë në të dhënat në kohë reale dhe për të lejuar oficerët shqiptarë të vepronin në Britani të Madhe”, shkruan Financial Times.

Mbretëria e Bashkuar nisi programe për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë të gjejnë punë kuptimplotë në shtëpi dhe punoi në mënyra të tjera për të frenuar rrjedhën e emigrantëve të paligjshme. Por forcat policore të dy vendeve bashkëpunuan vetëm në një mënyrë të kufizuar dhe madje pati përplasje diplomatike pasi sekretarja e brendshme Suella Braverman e quajti valën e emigrantëve shqiptarë një “pushtim kriminelësh”.

Rama u përgjigj se shënjestrimi i shqiptarëve “e bën retorikën e lehtë, por injoron një fakt të vështirë. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri.”

“Kam besim se në verë. . . Ndoshta shifrat do të rriten, por nuk do të rriten si më pare. Tani trafikantët e palës shqiptare kanë frikë. Ata kanë frikë se do të kapen”,

tha Rama.

LAJME TË TJERA >>