Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Rama: Nuk kam komunikuar me Kurtin pas draftit – me kë do luftojë Serbia, Kosova është SHBA

Nuk ka pasur një konsultim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për propozimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë – as komunikim pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris.

Kështu ka bërë me dije vetë iniciuesi i draftit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një intervistë me “Nacionalen” shprehet se, pas këtij vendimi ka edhe arsye: shqiptarët në të dy vendet janë vëllezër, por se kanë shtete të ndryshme.

“Unë dua të jem i drejtë në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër”, tha numri një i Qeverisë shqiptare.

Ai edhe njëherë theksoi se, vendi që drejton mbetet në linjë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian sa i takon gjendjes së krijuar në veri të Kosovës.

“Shqipëria kontributin e saj nuk mund ta jap në këtë proces, përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët dhe pozicionin e vet. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol të hedhim gurin dhe te fshehim dorën”.

Kjo, sqaron Rama, në sensin që “t’i konsultojmë këto gjëra përpara dhe pastaj të bëjmë sikur nuk i kemi konsultuar”.

Një pikë tjetër e cekur nga ai, si herë të tjera, është mundësia zero që në Kosovë të ketë luftë.

Kjo pasi, për të Serbia nuk mund të bëj luftë me SHBA-të.

“Ka një fjalë që thotë kurrë mos thuaj kurrë, por unë dua të them kurrë. Për faktin se kush do luftojë në Kosovë? Do luftojë Serbia me Amerikën? Kosova është Amerikë”.

Ai nënvijëzon se, Kosova nuk është ende tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të terë të huaj në territorin e vet, dhe për sa kohë nuk është e njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë.

“Kështu që, çfarë do të bëj Serbia, do të sulmojë Amerikën?”.

LAJME TË TJERA >>