Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Rama mbledh për 2 ditë qeverinë në Tepelenë, fut në analizë ministrat

Ministrat e Ramës duket se do t’i shpëtojnë valës së ndryshimeve në verë. Kryeministri Edi Rama mësohet se do të zhvillojë me 27 dhe 28 korrik mbledhjen e përvitshme me ministrat, të raportimit për punën që kanë kryer gjatë këtyre tetë muajve.

Kësaj here ajo do të mbahet në Tepelenë. Puna e çdo ministri do të analizohet pas ato të paraqesin mbi raportin mbi objektivat e arritura. Praktika ka treguar se vetëm për kryerjes së kësaj analize, Rama mund të ketë ndërmarrë vendime për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Nisur nga këto zhvillimet Asambleja e PS-së që mbahet pasditen e 26 korrikut do të fokusohet vetëm në analizën e zgjedhjeve lokale të 14 majit.  Analiza e zgjedhjeve do të jetë edhe vlerësim për 12 të deleguarit politik të qarqeve. Zgjedhjet e 14 majit shënuan një fitore të 54 bashkive, duke fituar për herë të parë bastionet e demokratëve si Shkodra dhe Tropojën. PS ndërkohë që pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, i duhet të gjejë edhe një kryetar të grupit parlamentar të PS-së. Aktualisht këtë detyrën e ushtron zv.kryetari Toni Gogu. Fjala e kryesocialistit Edi Rama pritet të shihet edhe si një sinjal mbi zhvillimet më të fundit brenda kampit të mazhorancës, e cila është tronditur së fundmi nga kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me 3 akuzat për korrupsion. Nga kjo Asamble do të kuptohet nëse Rama do të kërkojnë ndryshimin ose jo të qeverisë në shtator, kur nis dhe sesioni i ri i Parlamentit. 

LAJME TË TJERA >>