Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas lajmit se dy raketa ruse kanë rënë në një fshat në Poloni duke shkaktuar dy vdekje.
Rama shkruan se është i shqetësuar për gjendjen në Poloni.
Ai ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.
“Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”.
Çfarë ndodhi?
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka deklaruar se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë dy persona.
Të paktën kështu raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë informacionin, por tha se liderët e lartë po mbanin një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.
Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën sot më 15 nëntor, pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.
Kështu në Poloni ka nisur mbledhja e Komitetit, i cili përbëhet nga krerët e ministrive të mbrojtjes, të brendshme, të drejtësisë dhe të punëve të jashtme, si dhe koordinator i shërbimeve të inteligjencës.
Ai është një organ që përgatit dhe koordinon vendimet për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.
Në mesditë, Rusia goditi objektet energjetike të Ukrainës me breshërinë e saj më të madhe të raketave deri më tani.
Ajo goditi objektiva nga lindja në perëndim dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Moldavia fqinje u prek gjithashtu. Ajo raportoi ndërprerje masive të energjisë pasi sulmet rrëzuan një linjë kryesore të energjisë që furnizon vendin e vogël