Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një raport me humbjet që forcat ukrainase i kanë shkaktuar Rusisë, deri më tani.
Hanna Malyar nga Kiev, përmes një postimi në median sociale Facebook, tha se shifrat- për tre ditët e para të agresionit rus- janë paraprake dhe të ndryshueshme.
Këto shifra nuk janë të verifikuar nga agjenci kombëtare dhe Rusia nuk ka publikuar numrat e viktimave.
Ukraina vlerëson se humbjet ushtarake ruse deri më tani përfshijnë 4 mijë e 300 humbje jete, 27 avionë të shkatërruar. Gjithashtu, janë shkatërruar 26 helikopterë dhe 146 tanke ruse nga forcat ushtarake.
Rusët kanë pësuar humbje dhe nga 706 mjete luftarake të blinduara dhe 49 topa ushtarakë.
Dëmtime ka pasur dhe Sistemi i Mbrojtjes Ajrore dhe katër Sisteme të Lëshimit të Raketave GRAD. 30 automjete, 60 cisterna, dy drone dhe dy varka janë disa nga humbjet ruse.