Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Putin mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur NATO-s, thotë ish-komandanti

James Stavridis, një ish-komandant suprem i aleatëve të NATO-s, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin “mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë” NATO-s.

Ish-zyrtari shpjegoi se pushtimi i Ukrainës nga lideri rus e kishte shtyrë Perëndimin të forconte mbrojtjen e tij.

Ky afirmim erdhi gjatë një interviste me Jonathan Capehart të MSNBC-së.

“Vladimir Putin mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë aleancës së NATO-s”, i tha ai Capehart-it.

Stavridis ka shërbyer si komandant i NATO-s nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Shembulli i tij ishte rritja e shpenzimeve të Gjermanisë për mbrojtjen.

“Kam kaluar katër vjet si komandant suprem aleat i NATO-s. Në çdo konferencë, çdo takim të zyrtarëve të nivelit të lartë të NATO-s, do të gjeja rrugën te kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë dhe ministrja e mbrojtjes, Ursula von der Leyen”, shtoi Stavridis.

Ish-komandanti tregoi se si nuk gjeti mundësinë për t’i bindur udhëheqësit që duhet të rrisnin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

“Në 48 orë, Vladimir Putin ka frymëzuar gjermanët që në mënyrë efektive pothuajse të dyfishojnë buxhetin e tyre të mbrojtjes”, tha më tej Stavridis.

Stavridis i tha së përditshmes amerikane “New York Times” më herët, se sistemi i krijuar global ishte si një makinë e goditur që “mund të përdorte një akordim të mirë”.

Admirali me katër yje i pensionuar garantoi se ka “shumë pak gjasa” që Putin të përdorë armë bërthamore ose të kryqëzojë shpatat drejtpërdrejt me NATO-n.

LAJME TË TJERA >>