Në mes të pushtimit rus të Ukrainës, qeveria e udhëhequr nga presidenti, Vladimir Putin, miratoi të hënën e 7 marsit një listë të vendeve dhe territoreve që kryejnë veprime “jomiqësore” kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.
Ajo përbëhet nga vendet dhe territoret që vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit pushtimit në Ukrainë.
Lista përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San MarinoN, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Zelandën e Re, Singapori dhe Tajvanin.
“Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla”, shkruan TASS, agjencia ruse e lajmeve.
Kjo masë vjen ndërsa zyrtarë evropianë kanë deklaruar se masat e marra ndaj Rusisë duhet të shtohen.
Më herët ishte ministri francez ai që ravijëzoi se ka ende vend për sanksione.