Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Putin Erdogan-it: Konflikti do të ndalet vetëm nëse Ukraina pushon së luftuari dhe kërkesat e Rusisë përmbushen

“Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina pushon së luftuari dhe kërkesat e Moskës plotësohen”.

Kështu u bë me dije nga Kremlini në një deklaratë, duke raportuar mbi një bisedë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Putin tha se operacioni po shkonte sipas planit dhe se ai shpresonte se negociatorët ukrainas do të kishin një qasje më konstruktive në bisedime.

Sipas tij këta të fundit duhet të marrin parasysh realitetin në terren.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.

LAJME TË TJERA >>