Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Pushtimi na bashkoi, lufta agonia personale e Putinit”

Andrey Kurkov është një njeri me shumë humor, por disi problematik. Ai e di që në Moskë e quajnë “tradhtar të kulturës ruse”. Megjithatë, mbetet një nga zërat e paktë në Ukrainë, që nuk i është bashkuar korin të kritikëve në kohë lufte.

Një ligj i ri në Kiev, e ndalon letërsinë e madhe ruse. Por Kurkov shprehet pa hezitim:“Unë jam ukrainas, ndihem ukrainas, por shkruaj rusisht dhe do të vazhdoj të bëjë këtë. Shkrimtarët e mi të preferuar janë Platonov, Gogol, Bulgakov, Knut Hamsun, Camus, Kafka.

Një francez, një  habsburg, një norvegjez, dhe tre që shkruajnë në rusisht. Kurkov, a jeni vërtet ju ukrainasit ndryshe nga rusët?

Sigurisht. Mjafton të shihni se si reaguam ndaj pavarësisë së vitit 1991. E mbetur jetime nga komunizmi, çdo republikë sovjetike u rikthye në formën e saj origjinale. Rusia monarkisë me Car Putinin në krye. Republikat e Azisë Qendrore u kthyen tek Khanët që sundojnë mbi fiset rivale. Ukraina shkoi drejt anarkis së organizuar të modelit të saj libertariano-kozak. Këtu janë zgjedhur udhëheqës që nga viti 1500. Në Rusi, jo. Por procesi i pavarësisë nuk ka përfunduar.


Çfarë doni të thoni me këtë?

Në vitin 1991 Ukraina u nda midis Lindjes dhe Perëndimit:pra midis mentaliteti kolektivist sovjetik dhe atij individualist.

A ka të drejtë Putin që pretendon të aneksojë lindjen e vendit?

Rusia ka paguar për ta ruajtur këtë ndarje. Në Krime, suveniri më i mirë ishin fotot e Romanovëve, në emër të nostalgjisë cariste. Në Donbass, një televizionin shumë i ndjekur ishte “Nostalgjia”, që shfaqte filma sovjetikë me një fund emocionues. Në Sumy, Kharkiv, Donbass, shumë njerëz jetonin atje me trup, por me mendjen ishin në Rusi. Ata konsumonin vetëm informacione dhe kulturë ruse:televizion, gazeta dhe libra.

Prandaj Putini…

Putin është një diktator, ushtarët e tij po e gllabërojnë pa asnjë të drejtë vendin tonë. Por kjo nuk do të thotë se Ukraina është e përsosur. Nëse doni një vend të qetë, duhet t’i garantoni vetes 5 hapësira që përputhen midis tyre:gjeopolitike, monetare, ligjore, kulturore dhe informative. Hapësirat kulturore dhe informative të Ukrainës, kanë qenë gjithmonë më të vogla sesa ato gjeopolitike. Vendi nuk është i çimentuar nga një kulturë e vetme.

Kjo është arsyeja pse Putini dëshiron të rimarrë një pjesë të saj…

Është shumë i vonuar në këtë aspekt. Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, ne kemi kaluar nëpër faza të ndryshme. Së pari patriotizmi etnik, më pas rimëkëmbja e gjuhës dhe historisë ukrainase, dhe 15 vitet e fundit nën një patriotizëm kombëtar, në të cilin qytetarët identifikohen me shtetin, edhe nëse nuk janë ukrainas nga gjuha apo etnia.

Si ndodhi kjo?

Kur u manipuluan zgjedhjet e vitit 2004, nuk kishte rëndësi nëse ishe moldav, rumun, polak, ukrainas apo rus. Ajo që kishte rëndësi ishte të reagoje ndaj mashtrimit. Revolucioni Portokalli ishte hapi i parë. Më pas Rusia e përfundoi punën duke pushtuar Donbasin në vitin 2014, dhe gjithë Ukrainën këtë vit.

Pra Ukraina u formua si shtet falë sulmeve ruse?

Në Sumy ose Kharkiv, njerëzit ishin rusisht-folës përpara pushtimit, por më pak kolektivistë. Ata e kishin pranuar tashmë mentalitetin ukrainas. Kjo mund të shihet nga bollëku i sipërmarrësve të vegjël, në kontrast me ndërmarrjet e mëdha të Donbass. Pas 20 vjetësh mentaliteti ukrainas me siguri do të kishte arritur në kufirin rus, dhe Moska nuk do të ishte në gjendje të thoshte “Le të shkojmë të shpëtojmë qytetarët tanë!”. Lufta e përshpejtoi këtë proces.

Ju nuk e vlerësonit deri dje Zelensky. A keni ndryshuar sot mendim për të?

Ai ka zbuluar më shumë aftësi si aktor dramatik, sa tani po i vjen keq që humbi kohë duke bërë komedianin. Por lënë mënjanë shakatë, ai po e luan shumë mirë rolin që ka. Hiperbolat që na thoshte dikur, tani më në fund janë të sakta.

Nëse më parë thoshte “Është padrejtësi të mos jemi pjesë e BE-së apo NATO-s!”, kjo ishte qartazi një retorikë politike. Arsyeja ishte e qartë:Ne nuk ishim gati. Tani ka të drejtë ta thotë ketë, pasi nëse nuk hyjmë në Evropë, atëherë do të na “trokasë” në derë diktatura ruse.

Atëherë, të injorojmë të metat që ka aktualisht Ukraina si shtet?

Ato duhet të kapërcehen për shkak të nevojave politike. Për shembull në lidhje me korrupsionin, Zelensky ka shumë për të bërë. Vendi duhet të ndryshojë rrënjësisht. Gjashtë muaj, një vit, Brukseli duhet të përcaktojë afatet kohore, dhe Zelensky duhet t’i përmbushë deri në fund detyrat e shtëpisë.

Nga buron guximi i ukrainasve?

Ata e dinë se çfarë do të thotë të jesh nën sundimin e Moskës. Do të kishte censurë, shpërfillje të të drejtave të njeriut. Cilido do të përfundonte në burg, vetëm për një postim në Facebook. Të jetosh nën Rusinë, nuk do të thotë mos asnjë lloj lirie. Mund të jesh i lirë, vetëm nëse është i lirë vendi yt.

Çfarë mendoni për Putinin?

Kjo luftë është agonia e tij personale. Ai ka vdekur tashmë politikisht, ndërsa edhe fizikisht është i sëmurë. Putin donte të bëhej ri-themeluesi i Perandorisë Ruse. Atij nuk i intereson e tashmja. Për të Rusia mund të shkatërrohet, rusët le të vdesin, atij i intereson vetëm trashëgimia historike që do të lërë pas.

LAJME TË TJERA >>