Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Publikohet lista e plotë e sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë ka zbardhur listën e plotë të sanksioneve të vendosur nga SHBA-ja kundrejt Rusisë.

Sanksionet përfshijnë ndërprerjen e lidhjes me sistemin financiar të SHBA-ve me disa nga bankat më të mëdha në Rusi, kufizime të borxhit të enteve kryesore ruse, sanksione të bllokimit të plotë të elitave ruse dhe familjarëve të tyre si dhe kufizime për blerjen e aparaturave dhe softuerve amerikanë nga qeveria ruse dhe Ministria e Mbrojtjes.

Lista e plotë e sanksioneve amerikane:

Ndërprerja e lidhjes me sistemin financiar të SHBA-së për institucionin më të madh financiar të Rusisë, Sberbank, ku përfshihen 25 filiale, duke vendosur sanksione të llogarive korrespondente dhe të pagueshme. Ky veprim do të kufizojë aksesin e Sberbank në transaksionet e bëra në dollarë. Sberbank është banka më e madhe në Rusi, mban gati një të tretën e aktiveve të përgjithshme të sektorit bankar rus, është shumë e lidhur me sistemin financiar global dhe është sistematikisht kritike për sistemin financiar rus.

Sanksione bllokuese të plota ndaj institucionit të dytë financiar më të madh të Rusisë, VTB Bank (VTB) , ku përfshihen 20 filiale. Ky veprim do të ngrijë çdo pasuri të VTB-së që prek sistemin financiar të SHBA-së dhe do të ndalojë personat amerikanë që të kryejnë veprime me to. VTB zotëron gati një të pestën e aktiveve të përgjithshme të sektorit bankar rus, është shumë e ekspozuar ndaj sistemeve financiare të SHBA-së dhe atyre perëndimore dhe është sistematikisht kritike për sistemin financiar rus.

Sanksionet bllokuese të plota ndaj tre institucioneve të tjera të mëdha financiare ruse: Bank Otkritie, Sovcombank OJSC dhe Novikombank, ku përfshihen 34 filiale. Këto sanksione ngrijnë asetet e këtyre institucioneve që prekin sistemin financiar të SHBA dhe ndalojnë personat amerikanë të kryejnë veprime me to. Këto institucione financiare luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë ruse.

Kufizime të reja të borxhit dhe kapitalit për trembëdhjetë nga ndërmarrjet kryesore dhe më kritike ruse. Kjo përfshin kufizime në të gjitha transaksionet, financimin dhe marrëveshjet për borxhin për subjektet ruse: Sberbank, AlfaBank, Banka e Kreditit e Moskës, Gazprombank, Banka Bujqësore Ruse, Gazprom, Gazprom Neft, Transneft, Rostelecom, RusHydro, Alrosa, Sovcomflot dhe Hekurudhat Ruse. Këto subjekte, duke përfshirë kompanitë kritike për ekonominë ruse, të vlerësuara prej afro 1.4 trilionë dollarë, nuk do të jenë në gjendje të mbledhin para përmes tregut amerikan – një burim kryesor i gjenerimit të kapitalit dhe të ardhurave, i cili kufizon aftësinë e Kremlinit për të mbledhur para për aktivitetin e tij.

Sanksione shtesë të bllokimit të plotë ndaj elitave ruse dhe anëtarëve të familjes së tyre: Sergei Ivanov (dhe djali i tij, Sergei), Andrey Patrushev (dhe djali i tij Nikolai), Igor Sechin (dhe djali i tij Ivan), Andrey Puchkov, Yuriy Solviev (dhe dy pasuri të paluajtshme kompanitë që ai zotëron), Galina Ulyutina dhe Alexander Vedyakhin. Ky veprim përfshin individë që janë pasuruar në kurriz të shtetit rus dhe i kanë ngritur anëtarët e familjeve të tyre në disa nga pozitat më të larta të pushtetit në vend.  Ky veprim vjen pas aksionit të djeshëm që synon elitat ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre dhe i shkëput ata nga sistemi financiar amerikan, ngrin çdo pasuri që ata mbajnë në Shtetet e Bashkuara dhe bllokon udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Sanksionohen 24 individë dhe subjekte bjelloruse, ku përfshihen dy banka të rëndësishme shtetërore bjelloruse, nëntë firma mbrojtëse dhe shtatë zyrtarë dhe elita të lidhura me regjimin.

Kufizime gjithëpërfshirëse ndaj ushtrisë ruse për t’i dhënë një goditje ambicieve ushtarake dhe strategjike të Putinit.  Kjo përfshin masa kundër përdoruesve të fondit ushtarakë, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes. Kufizohen eksportet e pothuajse të gjithë artikujve amerikanë të prodhuar në vende të huaja duke përdorur teknologji ose pajisje të caktuara me origjinë nga SHBA-të.

Kufizime ndaj Rusisë për të bllokuar importin rus të mallrave teknologjike, kritike për një ekonomi të larmishme, duke minuar kështu aftësinë e Putinit për të projektuar pushtetin.

LAJME TË TJERA >>