Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Pse neomarksistët kërkojnë të “blejnë” Partizanin?

Mendrit Shehu (29.01.2020) – A mund të bëhet politikë me sportin? Neomarksistët e rinj shqiptarë mendojnë se po. Jo rastësisht në shkallët e stadiumit Air Albania, u shfaq një banderolë në mbështetje të minatorëve të Bulqizës, dhe jo rastësisht atë ditë që luante Partizani

Prej disa ditësh në rrugët e Tiranës janë shfaqur parulla ne mbështetje të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) e cila akuzon  drejtuesit e kompanisë Albchrome se po shkarkonte punonjës për shkak të angazhimit në sindikatë.  Organizata Politike, siç quhet grupimi i neomarksistëve, është mbështetës i kësaj proteste. Por atë kurrë nuk kishin arritur që konvencionet apo dogma e tyre politike të depërtonin brenda sportit. Të shtunën kur luante Partizani ato ishin aty.

Historia e Organizatës Politike:

Për të mësuar origjinën e Organizatës Politike, duhet të kthehemi në vitin 2010, atëherë kur një grup të rinjsh, të cilët asokohe vetëquheshin “neomarksistët” e Shqipërisë, themeluan këtë organizatë. Herë pas here kanë qenë në qendër të vëmendjes, pasi janë angazhuar në disa protesta të ashpra, siç janë ato kundër reformës arsimore, kundër importit të armëve kimike në Shqipëri dhe së fundmi edhe në mbështetje të minatorëve. Janë të njohur për faktin se përdorin çdo mjet për t’u kthyer në faktor.

Nga protesta

Për herë të parë sporti është kthyer në një fushë të aksionit të kësja organizate në momentin kur protestuan kundër ndryshimit të emrit të stadiumit, duke e quajtur ‘’Stadiumi Kombëtar Naim Idrizi’’, në nder të punëtorit që ra nga lartësia brenda stadiumit dhe nuk mund t’i shpëtonte plagëve të marra. Hera e dytë ishte banderola.

Protesta kundër ndryshimit të emrit të stadiumit

Në stadiumet shqiptare janë shfaqur shpesh mesazhe përgjithësisht sociale por  kjo e fundit ka ngjallur shumë debat. Në një postim në rrjetet sociale, aktivistët e Organizatës Politike, kanë marrë përsipër autorësinë e banderolës, ndërsa shtojnë se gjithçka po bëhet në solidarizim me minatorët e Bulqizës. Dhe menjëherë shkaktuan debat. Grupimi kryesor i Partizanit, “Ultras Guerrilas” kanë shprehur indinjatën rreth këtij veprimi duke u distancuar nga veprimet e Organizatës.

Banderola ne stadium

“Aktivistët e OP-së mund të kenë qëlluar të jenë tifozë te Partizanit, por UG-ja fatmirësisht nuk ka asnjë lidhje me OP-në dhe nuk ka për të pasur kurrë. Ai mesazh i hapur mbi koka, lëkund fort punën tonë për ta mbajtur grupimin tonë apolitik, jashtë ngjyrimeve partiake apo lëvizjeve të caktuara politike siç është OP. Ky është abuzim në kurrizin e grupimit dhe ata anëtaret tuaj që kanë qëlluar rastësisht të jenë tifozë të Partizanit, kaq gjë duhej ta kishin mësuar, ose bëjnë sikur nuk e kane mësuar. Gjithsesi mend për herës tjetër”, shkruan një prej tifozëve të Partizanit

Anëtarët e Organizatës nga ana tjetër mbrohen duke thënë që gjithçka ka qenë rastësore dhe ata që e përhapën këtë banderolë, kanë qëlluar të jenë tifozë të Partizanit dhe nuk kanë asnjë synim tjetër.

Rastësia e do që ata prej nesh që e ndërmorën këtë nismë sonte, të jenë tifozë të thekur të Partizanit. Nëse do na bashkohen tifozë të Kukësit, Luftëtarit etj., sigurisht që janë të mirëpritur të bëjnë të njëjtën gjë”, tha OP.

Një nga drejtuesit dhe themeluesit e Organizatës Politike, Arlind Qorri, në një analizë të vetën të vitit 2013, shkruan mes të tjerash: “…Nëse futbollin e shohim si lojë me porta të vogla, ku mileti shkon të dëfrehet në fundjavë, për t’u riprodhuar si i papunë, punëtor dhe i diskriminuar i bindur i një rendi politiko-shoqëror të fiksuar në pabarazi dhe paliri. Mirëpo nëse e sheh një lojë si të zhytur në shoqëri, të aftë për të bartur domethënie që e kapërcejnë golin e radhës, që i rreshtojnë tifozët jo vetëm si spektatorë, por si pjesëmarrës të një fushe më të madhe sesa ajo e blertë, atëherë Partizani nuk është vetëm një skuadër futbolli, por frymë që shprehet edhe në, dhe nëpërmjet, një skuadre futbolli”.

Mes të tjerash, Qorri sheh te Partizani një mjet ideal për të realizuar synime të caktuara: “… Pse jo, të jetë Livornoja ose St.Pauli shqiptar, madje edhe më tronditës se ata. Partizani është emri që mund të thërrasë gjithkënd brenda vetes, pa kushte identitare, por me kushte politiko-emancipuese. Kushdo mund të jetë pjesë e tij, përveç shtypësve, shfrytëzuesve, racistëve, seksistëve, gjinoristëve, krahinistëve…Përndryshe do të jetë një skuadër më shumë në pazarin futbollistik të shitblerjes së ndeshjeve, pronarëve spekulantë, shkallëve të braktisura, bastoreve të mbushura dhe çartikulimit e çorganizimit deri në imtësi të çdo kolektiviteti me potencial emancipues.”

Por çfarë simbolizojnë Livorno dhe St. Pauli? Janë dy ekipe që në bazë kanë mbështetjen për idealet e komunizmit. Tifozeritë kryesorë të këtyre ekipeve quhen pasardhësit e komunizmit dhe kanë një ideologji të tyren. Kryetarët e grupimeve respektive shihen si idhuj mes tifozëve të thjeshtë dhe përpiqen të lejnë gjurmë apo siç quhet ndryshe ‘’të mbajnë gjallë komunzimin’’ Janë përjashtuar, janë arrestuar dhe biles edhe janë dhunuar, por idealin dhe mënyrën e të bërit tifo nuk e kanë ndryshuar.

Tifozeria e Livornos

LAJME TË TJERA >>