Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Pse kapja e Mariupolit nga Rusia është kyçe për planin e Moskës?

Gjashtë javë shkatërruese e kanë përndjekur qytetin juglindor të Mariupolit, por duket se tashmë, pritjes ruse i ka ardhur fundi dhe provinca portuale – kyçe për rajonin – po bie tërësisht në duart e forcave ruse.

Mijëra njerëz mendohet se kanë vdekur gjatë rrethimit të Mariupolit, i cili nisi me fillimin e muajit mars.

Me një afat dorëzimi të lënë nga Kremlini, i cili po i lëviz shpejt akrepat e orës ukrainase, pyetja që shtrohet, është një e vetme:

Pse Mariupoli është kaq i rëndësishëm?

Korridori

Çështja kryesore është ajo e krijimit të një korridori tokësor, i cili lidh rajonin e Donbass-it me gadishullin e Krimesë. Gjeografikisht, Mariupoli zë një vend shumë të vogël në hartë, por qëndron pikërisht mes forcave ruse dhe Krimesë së aneksuar në vitin 2014 nga Moska.

Nëse siberianët arrijnë realisht ta vënë nën kontroll qytetin, ata do të vendosnin një korridor – të shumëkërkuar – tokësor dhe do të korrnin një sukses të madh strategjik ushtarak.

Goditja e ekonomisë ukrainase

Porti i Mariupolit është më i madhi në detin Azov.

Ai zë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë ukrainase, pasi gjenden fabrika të mëdha të përpunimit të hekurit dhe çelikut,

Po ashtu, nga Mariupoli, bëhet tregtia kryesore e qymyrit, çelikut dhe drithërave ukrainase.

Nëse Kievi e humbet këtë port, atëherë për ekonominë e Ukrainës do të ishte një goditje shumë e rëndë.

Rusia është përpjekur ta bëjë këtë gjë prej fillimit dhe tashmë duket se po ia arrin qëllimit.

Mundësia e propagandës

Në Mariupol, mendohet se është e vendosur një brigadë militare, njësia e të cilëve vetëquhen Brigada e Azovit.

Në shumicën më të madhe, ata përbëhen nga eksponentë të ekstremit të djathtë, ku përfshihen edhe individë neo-nazistë.

Pavarësisht se ata formojnë vetëm një fraksion shumë të vogël të Ushtrisë së Ukrainës, për propagandën ruse kjo mund të ishte një fitore shumë e madhe.

Moska ka në dorë të kapë këta ushtarë nëse dorëzohen dhe t’i shpalosë ata edhe në një paradë në mes të Sheshit të Kuq. Kjo, si formë e shpalosjes së “të drejtës ruse”, pas deklarimit të Putinit për denazifikimin e Kievit.

Goditja e moralit

Vladimir Putin, nëse është goditur nga diçka në këtë fushatë agresore në Ukrainë, ka qenë morali i popullit ukrainas.

Pavarësisht disfatave, shpirti i tyre ka qenë i lartë dhe nën udhëheqjen heroike të presidentit, Volodymyr Zelensky, morali luftarak ka qenë më se i lartë.

Por, nëse rezistenca e Mariupolit përfundon në kapjen e qytetit nga rusët, kjo do të mund të ishte një goditje shumë e fortë për Kievin dhe gjithë popullin.

Mariupuli, është pika kyçe pa diskutim dhe fituesi, fiton edhe moral.

Akrepat e orës trokasin. Si do të përfundojë “faza e dorëzimit” dhe çdo të ndodhë më pas, mbetet për t’u parë.

LAJME TË TJERA >>