Partia Socialiste do të mbledhë këtë të mërkurë të 26 korrikut Asamblenë Kombëtare.
Pritet të ketë diskutime lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit, si edhe punën e ministrive në gjysmën e mandatit qeverisës.
Po ashtu, një pjesë e forumit të lartë vendimmarrës do të ketë një analizë të punës së çdo ministrie, si edhe të strukturave organizative të forcës së majtë politike.
Thënë kjo, me Asamblenë pritet të nisë puna edhe sa i takon zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, si shenjë parapërgatitjeje për një tjetër betejë elektorale.
Në mbledhjen e Asamblesë peshë kryesore – ashtu si edhe në takime të tjera – do të ketë fjala e kryeministrit dhe kryetarit të të majtëve, Edi Rama, i cili do të mbajë një fjalim.
Për t’u parë ndërkaq mbetet edhe fakti nëse do të ketë apo jo ndryshime në kabinetin qeveritar, ku i fundit edhe vetëm pak ditë më parë, me emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, në vend të Bledi Çuçit.
Ajo çfarë ka qenë dikur e nuhatur nga retorika e kryeministrit Rama, është fakti se mund të ketë edhe ndarje të ministrive, ku më në dukje është vendosur ajo e shkrirjes së Infrastrukturës dhe Energjisë në dy ente të veçanta.
Megjithatë, asgjë nuk është e vërtetuar, nëse do të ketë apo jo lëvizje të tilla prej drejtuesve të lartë të majtë.