Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Protestuesi lidh veten me shtyllën gjatë një ndeshjeje futbolli

Një protestues, i cili lidhi veten në shtyllën e portës së Evertonit, është arrestuar nga policia e Merseyside pas marifetit të tij kundër Newcastle të enjten.

Loja u ndërpre në rrethana të çuditshme, pasi një djalosh hyri në fushë. Protestuesi 21-vjeçar u lidh në qafë me portën e Evertonit dhe loja u ndërpre për tetë minuta, derisa stafi e liroi atë.

Protestuesi, i cili mbante të veshur një bluzë portokalli me shkrimin “Just Stop Oil” (Ndalo Naftën), u largua nga fusha pas një rezistence të dukshme dhe, më pas, u arrestua nga policia Merseyside.

Që atëherë, autoritetet kanë lëshuar një deklaratë, duke dënuar veprimet e djaloshit dhe duke konfirmuar se aktualisht ai është në paraburgim nga policia.

Në deklaratën zyrtare nga policia e Merseyside shkruhej se “një person u arrestua pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes Everton – Newcastle United  të enjten e 17 marsit”.

Grupi i fushatës ambientaliste, “Just Stop Oil”, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen. Ata shkruajtën në Twitter se “aktivisti i Just Stop Oil lidhet në shtyllën e portës gjatë ndeshjes së Evertonit kundër Newcastle United”.

Gjithashtu, sipas mediave angleze, protestuesi është shprehur se tani, në vitin 2022 “është koha për të bërë diçka dhe të veprojmë sikur të jetë një emergjencë”.

Kjo, sepse sipas aktivistëve të “Just Stop Oil”, ndryshimet klimatike janë të rrezikshme dhe do të ndikojnë në të ardhmen e njerëzimit.

“Por ne kemi një zgjedhje. Ne mund të zgjedhim të theksojmë se klima është në rrezik, ne mund të zgjedhim t’i rezistojmë kësaj qeverie që po na tradhton apo të rritemi dhe të mos qëndrojmë pa bërë asgjë”.

“Qeveria jonë po na tradhton duke financuar fusha të reja nafte në Detin e Veriut. Nafta e re do të thotë shkatërrim i së ardhmes së fëmijëve tanë”, mbyll shkrimin fushata aktiviste.

LAJME TË TJERA >>