Gazeta britanike “Prospect” nxori në votime një listën me “top-mendimtarët e vitit 2022” në mesin e të cilëve është edhe filozofja dhe autorja shqiptare Lea Ypi.
“Prospect” nxori listën me intelektualët, siç shkruan ata, më mbresëlënës dhe potencialisht me idetë më frytdhënëse në fushat e tyre – prej analistëve të luftës, shkencëtarëve klimatikë, rregullatorë teknikë e deri te filozofët.
Në listën gjithashtu është edhe Elon Musk.
“Lea Ypi: Studiuesja e Kantit dhe profesoresha e teorisë politike në LSE, Lea Ypi u rrit në Shqipërinë e viteve 1980 dhe 1990, gjatë tranzicionit të vendit nga komunizmi. Në kujtimet e saj të vitit 2021, ‘Të lirë: të rritesh në fund të historisë’, ajo përshkruan adhurimin e heroit të saj të fëmijërisë ndaj liderit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha dhe Jozef Stalinit”.
“Familja e saj fshehu trashëgiminë e tyre myslimane dhe gjithashtu fshehu nga Ypi se stërgjyshi i saj ishte Xhafer Ypi, ish-kryeministri që ajo ishte mësuar në shkollë ta përçmonte. Kujtimet e saj kritikojnë si shtypjen e komunizmit, ashtu edhe pabarazitë dhe dhunën që ajo e jetoi si adoleshente pasi Shqipëria u bë kapitaliste”, përshkroi “Prospect”.