Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Prospect” hedh në votim listën e “top-mendimtarëve të vitit 2022”, Lea Ypi përballet me Elon Musk

Gazeta britanike “Prospect” nxori në votime një listën me “top-mendimtarët e vitit 2022” në mesin e të cilëve është edhe filozofja dhe autorja shqiptare Lea Ypi.

“Prospect” nxori listën me intelektualët, siç shkruan ata, më mbresëlënës dhe potencialisht me idetë më frytdhënëse në fushat e tyre – prej analistëve të luftës, shkencëtarëve klimatikë, rregullatorë teknikë e deri te filozofët.

Në listën gjithashtu është edhe Elon Musk.

“Lea Ypi: Studiuesja e Kantit dhe profesoresha e teorisë politike në LSE, Lea Ypi u rrit në Shqipërinë e viteve 1980 dhe 1990, gjatë tranzicionit të vendit nga komunizmi. Në kujtimet e saj të vitit 2021, ‘Të lirë: të rritesh në fund të historisë’, ajo përshkruan adhurimin e heroit të saj të fëmijërisë ndaj liderit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha dhe Jozef Stalinit”.

“Familja e saj fshehu trashëgiminë e tyre myslimane dhe gjithashtu fshehu nga Ypi se stërgjyshi i saj ishte Xhafer Ypi, ish-kryeministri që ajo ishte mësuar në shkollë ta përçmonte. Kujtimet e saj kritikojnë si shtypjen e komunizmit, ashtu edhe pabarazitë dhe dhunën që ajo e jetoi si adoleshente pasi Shqipëria u bë kapitaliste”, përshkroi “Prospect”.

Klikoni këtu për të votuar.

LAJME TË TJERA >>