Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Prokuroria konfirmon hetimet për kurdisjen e ndeshjeve nga Agim Ademi

Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka konfirmuar hetimet për kurdisje të lojëve të Kosovës U-21 nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Naser Prapashtica.

Është raportuar se gjatë turneut të mbajtur në Turqi, Ademi e Prapashtica kishin kurdisur ndeshje të Kombëtares së Kosovës U-21.

Gazeta Metro ka siguruar një dokument nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, e cila tregon se rastin e kurdisjeve të ndeshjes, e kanë bartur te prokuroria themelore në Prishtinë.

Edhe pas akuzave se janë kurdisur ndeshje nga Ademi dhe Prapashtica, këta të fundit dhe FFK nuk e kanë demantuar këtë lajm.

Pas pretendimeve se janë kurdisur ndeshje të Kombëtares së Kosovës U-21, zyrtarë të tjerë të FFK kanë qenë nën presion të Agim Ademit e Naser Prapashticës për të mos folur për rastin e aranzhimit të kurdisjeve të ndeshjeve.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës U-21 ishte pjesë e turneut 10 ditore në Antalia të Turqisë në janar të vitit 2016.

Në atë turne, përveç Kosovës, morën pjesë edhe Bahreini, Arabia Saudite, Ukraina, Azerbajxhani dhe Shqipëria.

Gazeta Metro ka raportuar se para fillimit të ndeshjeve së Kombëtares së Kosovës U-21, në zhveshtore, Naser Prapashtica në kontakt me Agim Ademin, kishin kërkuar nga futbollistët që te lëshojnë lojën.

Gjatë pesë ndeshjeve të luajtura në atë turne në Turqi, Kosova nuk kishte fituar asnjë ndeshje, ku kishin barazuar me Shqipërinë, Arabinë Saudite, Bahreini-n dhe kishin humbur përballë Ukrainës.

LAJME TË TJERA >>