Një prokuror në Zvicër ka kërkuar dënimin me 28 muaj burgim për presidentin e PSG-së dhe “BeIN Media”, Nasser Al-Khelaifi-n. Gjithashtu u kërkua dhe 35 muaj burgim për ish-numrin dy të FIFA-s, Jerome Valcke. E gjithë ngjarja ka të bëjë me të drejtat televizive.
Valcke, i cili shërbeu si sekretar i përgjithshëm i organizmit botëror të futbollit nga 2007 deri në 2015, është akuzuar se kishte shitur të drejtat për disa liga futbolli te Al-Khelaifi dhe një person i tretë, një biznesmen grek.
E gjitha kjo kishte ndodhur pa djeninë e FIFA-s. Por, ai kishte marrë përfitime personale, duke përfshirë dhe përdorimin e një vile luksoze në Sardenjë.
Valcke u dënua fillimisht me gjob, për falsifikimin e dokumentave, ndërsa Al-Khelaifi u shfajsua. Por, prokurorët apeluan vendimin, për të ardhur te kjo e mërkurë e 8 marsit, ku kërkohet 35 muaj burgim për Valcke dhe 28 muaj për Al-Khelaifi-n.
Gjyqi do të zgjasë deri të enjten, ku do të jepet vendimi përfundimtar.