Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Novak në Tiranë: Shqipëria sa më shpejt në BE! Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e paqes

Në qendër të bisedës mes Presidentit të Republikës Bajram Begaj dhe homologes së tij hungareze Katalin Novak ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, procesi i integrimit në BE dhe zhvillimet aktuale në rajon.

Novak u shpreh se Ballkani Perëndimor duhet mbajtur në vëzhgim pasi situatat këtu përshkallëzojnë shpejt. Për tensionet në veri të Kosovës, ajo shpresoi sa më shpejt për një paqe afatgjatë.

“Ju përshëndes përzemërsisht, ju falenderoj për mikëpritjen. Jam e lumtur që jam në Tiranë, jemi zgjedhur thuajse në të njëjtën kohë. Gjatë këtij viti jam përpjekur të jem aktive në mënyrë diplomatike dhe BP është shumë i rëndësishëm sepse është pengu i sigurisë së Europës, prandaj duhet që kombet e këtij rajoni duhet sa më shpejt të bashkohen me Bashkimin Evropian.

Prandaj kam ardhur, kam takuar të gjithë liderët e rajonit dhe u sigurova mbështetjen tonë në integrimin. Dua të theksoj 5 tema që folëm bashkë, në radhë të parë integrimi euro-atlantik të BP, migrimin illegal, bashkëpunimin ekonomik dhe demografinë. Më e rëndësishmja është stabiliteti, e gjithë vëmendja është në Ukrainë, por BP është një rajon ku situate përshkallëzohet shpejt, sidomos në Bosnje dhe Kosovë.

Kemi pasur parasysh paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit, e përpiqemi përmes dialogut ta mbështetim. Jam e lumtur që diplomatët hungarezë e ndihmojnë Shqipërinë dhe në çdo forum ne themi se sa më shpejt duhet që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kombi është në rrugën e duhur, kemi mbi 400 trupa në Kosovë te KFOR. Falenderoj zotin President për shprehjen e keqardhjes dhe uroj shërim sa më të shpejtë për ushtarët që janë lënduar atje, i kam vizituar dhe dje në spital. I falenderoj që kanë qenë guximtarë dhe bujarë, shpresojmë që situata të qetësohet sa më shpejt dhe të gjejmë rrugën për paqe afatgjatë. Tema jonë tjetër është dhe lufta në Ukrainë”, u shpreh Novak.

LAJME TË TJERA >>