Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Popullsia e Shqipërisë, më 1 janar 2022, shënon rënie me 1.3%

Më 1 janar 2022, popullsia e Shqipërisë rezulton të jetë 2 milionë e 793 mijë e 592 banorë.

Shifra pasqyron një rënie me 1,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu ka rezultuar nga raporti i fundit i nxjerrë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi popullsinë e vendit.

Përgjatë atij viti, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Në atë vit, 2021, numri i imigrantëve ishte 9 mijë e 195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42 mijë e 48 persona.

Kurse diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve, ndryshe i quajtur migracioni neto, pësoi një rritje në vlerë absolute, krahasuar me një vit më parë.

Nga -16.684 në -32.853 banorë në vitin 2021.

Popullsia më 1 janar dhe norma vjetore e rritjes

Sakaq, më 1 janar të vitit 2022, mosha mediane e popullsisë rezulton 38,2 vjeç nga 37,6 që ishte vitin pararendës.

Ndërsa raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) është zvogëluar krahasuar me 1 janarin e vitit të kaluar, nga 24,2 për qind në 24,0 për qind.

E kundërta ka ndodhur me raportin e varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç).

Ai ka pësuar rritje, nga 22,3 për qind në 23,1 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Më 1 janar 2022, raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në krahasim me 1 janarin e kaluar, nga 99,3 në 98,6 meshkuj për 100 femra.

Në lindje, raporti gjinor është rritur, duke shënuar vlerën 107,5 në vitin 2021, nga 106,6 që ishte në vitin 2020.

Gjatë vitit 2021 lindën 27 mijë e 284 foshnja, duke pësuar një rënie prej 2,8 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, numri i vdekjeve në vitin 2021 ishte 30 mijë e 580 persona, duke pasur një rritje prej 10,8 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Piramida e popullsisë më 1 janar 2011-2022

Referuar INSTAT-it, peshën më të lartë në popullsinë gjithsej e mban Tirana, Durrësi dhe Fieri.

Tirana, më 1 janar 2022, zë rreth 32,9 për qind të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 për qind dhe 10,0 për qind përkatësisht.

Sa u përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga dy për qind deri pesë për qind të popullsisë gjithsej.

Lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

Popullsia, më 1 janar 2022, është rritur vetëm në një qark të vendit.

Përllogaritjet e popullsisë tregojnë se vetëm një qark i vendit shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë.

Emigrant, imigrant dhe migracioni neto

Rritja është shënuar në Tiranë (+ 0,8 %).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë janë shënuar në qarqet: Gjirokastër (- 4,7 %), Berat (- 3,7 %) dhe Dibër (- 3,6 %).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,5 %), i cili po ashtu rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë (26,2 %), ndjekur nga Qarku i Lezhës me (26,1%).

Norma vjetore e ndryshimit të popullsisë, sipas qarkut, 1 janar 2022 vs 1 janar 2021

LAJME TË TJERA >>