Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Po Voldemort pse u fsheh në Shqipëri?

Në të gjithë krijimet e Harry Potter, Lord Voldemort zgjedh Shqipërinë si vendi perfekt për t’u fshehur, ndonëse pyetja “pse” nuk ka marrë kurrë përgjigje. Në krijimin e “Harry Potter dhe Guri i Magjistarit”, Voldemorti iku në Shqipëri në një gjendje të keqe pas përballjes me Potter dhe më pas e ka rivizituar shumë herë shtetin europian.

Ndërsa për disa kjo mund të duket si një mjedis krejtësisht i zgjedhur rastësisht për qëndrimin e Zotit të Errësirës, pyjet e largëta të Shqipërisë kanë një kuptim dhe rëndësi të veçantë në Botën e Magjistarëve.

Përveç se ishte një vend shumë larg, ku mund të fshihej lehtësisht Voldemorti i plagosur, historia është pak më e thellë. Pasi ai vrau Lily-n dhe James Potter në vitin 1981, por dështoi të vriste Harry-n e vogël, Voldemort u dobësua pasi dështoi të krijonte Horcrux-in e tij të shtatë (objekti ku magjistarët linin një pjesë të shpirtit të tyre) dhe kthimi i mallkimeve të Harry-t tek ai. Ai zgjodhi të fluturonte për në Shqipëri që të rikuperohej dhe të qëndronte atje për një dekadë, pasi profesor Quirrell ta gjente. Por kjo nuk ishte hera e parë që Voldemort vizitoi Shqipërinë, dhe nuk do të ishte e fundit.

Fiksimi i Voldemort me Shqipërinë nis me një nga themelueset e Shkollës së Magjisë, Hogwarts, Rowena Ravenclaw, si dhe lidhet drejtpërdrejt me fuqizimin e tij si Zoti i Errësirës. Pavarësisht nga rëndësia e vendit në të gjithë veprën e Harry Potter, pyetja mbetet se pse Voldemort zgjodhi këtë vendndodhje të veçantë për tu fshehur. Sidoqoftë, ekziston një ngjarje e rëndësishme në afatin kohor të Harry Potter që shpjegon kthimet e vazhdueshme të Voldemortit në vend.

Megjithëse Shqipëria përmendet rrallë në serinë e filmave të Harry Potter, romanet i japin më shumë rëndësi vendit ballkanik. Para se Shqipëria të bëhej streha e Voldemort, ishte vendi i zgjedhur nga Helena Ravenclaw për të fshehur diademën e vjedhur të nënës së saj. Helena fsheh diademën në një pyll shqiptar për shkak të largësisë dhe kështu do të ishte shumë e vështirë për t’u vjedhur.

 Pavarësisht kësaj, Tom Riddle (Voldemort para se të bëhej Zot i Errësirës), do ta gjente atë shekuj më vonë, për ta bërë Horcrux-in e tij të pestë dhe e riktheu në Hogwarts, (nëse do ta linte në Shqipëri duhet të qëndronte atje.)

Të krijuarit një Horcrux, kërkon nje lidhje sentimentale midis objektit dhe individit e sigurisht një pjesë  e Voldemort i përkiste pyjeve shqiptare. Kjo do të përforconte vendimin e tij për t’u fshehur në Shqipëri si pas sulmit në Godric’s Hollow ashtu edhe pas përpjekjes së tij të dështuara për të vjedhur Gurin e Magjistarit. Ai u kthye në Shqipëri pas ngjarjeve të Harry Potter dhe Gurit të Magjistarit, sepse ishte i bindur se një nga ndjekësit e tij, në këtë rast Peter Pettigrew, do ta gjente atje ashtu siç e kishte gjetur Quirrell. Pa u gjetur në Shqipëri, Voldemort nuk do të kishte mësuar për Garën e Trimagjistave dhe nuk do të kishte hartuar planin e Kupës së Zjarrit për të vrarë Harry Potterin që do t’i rikthente përjetësinë. Lord Voldemort kishte një lidhje me pyjet shqiptare dhe pakkush mund ta kuptonte, duke e bërë edhe më të ndjerë përfshirjen e vendit përgjatë veprave të Harry Potter./Screenrant

LAJME TË TJERA >>